Arbenit Xhemajli i bashkohet Sunderlandit


loading...

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës U21, Arbenit Xhemajli është bërë me ekip të ri.

Mbrojtësi 22 vjeçar iu është bashkuar Sunderlandit nga Xamaxi duke nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin anglez.

Xhemajli është shprehur i lumtur për kalimin e tij te Sunderlandi.

“Ndihem për mrekulli që u bë kjo marrëveshje. Jam tejet i lumtur të jem këtu dhe mezi pres të nisim ndeshjet. Kam pasur biseda pozitive me trajnerin dhe nga ajo që kam parë, besoj se do të kemi sukses”, ka thënë Xhemajli për faqen zyrtare të Sunderlandit.

Sunderlandi garon në kategorinë e tretë të futbollit anglez.

22 vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës zviceriane Xamax nga viti 2017. Xhemajli ishte i ftuar nga Kosova për ndeshjen ndaj Greqisë, por s’ ka mundur t’i bashkohet “Dardanëve”, për shkak të angazhimeve me Sundërlandin.

 



loading...