Arbërishtja bëhet gjuhë zyrtare në rajonin italian Abruzzo


loading...

Këshilli Rajonal i Abruzzos ka votuar sot për njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidenti Meta ka shprehur mirënjohjen e tij për kryetarin e bashkisë arbëreshe të Villa Badessa, Simone Ballozo, i cili, sipas tij, inkurajoi dhe mbështeti konkretizimin e këtij vendimi tepër të rëndësishëm, “që i forcon edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë”.

“Është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e dy vendeve dhe popujve tanë, të mbrohet dhe promovohet”, ka shkruar presidenti Meta në Facebook.

“Gjuha arbëreshe që flitet prej shekujsh nevojitet të vazhdojë të jetojë, ndaj ne mirëpresimin njohjen e saj si gjuhë zyrtare të pakicave edhe në rajonet e tjera të Italisë ku jetojnë arbëreshët”, ka shtuar ai.



loading...