loading...

Armend Zemaj – Biografia

Armend Zemaj ka lindur më 13 shtator 1976 në Deçan,Kosovë është deputet nga radhet e Lidhjës Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës qe nga viti 2008.

Është Jurist i diplomuar si dhe është diplomuar në shkallën e tretë, master i shkencave juridike, drejtimi: juridiko-ndërkombëtare, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës.

Nga viti 2004 -2007 ka punuar në Ministrinë për Ekonomi dhe Financa si udhëheqës i Divizionit për Huazime Publike me Jashtë, Menaxher për Planifikim dhe Analiza si dhe Menaxher për trajnime dhe zhvillime në MEF.

Ka kryer edhe trajnime dhe programe tee avancuara profesinale si: Programi për Trajnim dhë Zhvillim në Universitetin Amerikan në Kosovë financuar nga Bearing Point Program(USAID), Shkollen Politike të Prishtinës (PIPS) me program nga Këshilli i Evropës në Strasburg,Shkollën për Integrime Europiane e finacuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në bashkëpunim me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) si dhe shumë trajnime profesionale nga fusha e drejtësise dhe të fushës financiare.
Aktualisht është deputet në mandatin e tij të trete si dhe kryen funksionin e Kryetarit të Nën-Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit si dhe ëshë anëtar i Komisionit për Legjilacion.
Ka botuar një sërë shkrimesh publicistike në shumë media vendore, në Koha Ditore, Zëri dhe Bota Sot, prej vitit 2004 deri në vitin 2016. Përveç tematikave sociale, politike dhe të aktualitetit, në një sërë shkrimesh të botuara në këtë periudhë, ka trajtuar edhe tema nga fusha e ekonomisë , legjislativit dhe të sferës profesionale të drejtësisë , në të cilën është kualifikuar si master, në atë juridiko-ndërkombëtar.

Armendi është nip i Tahir Zemës ish Komandant dhe lider i FARK-ut i cili u vra mizorisht në vitin 2003 vrasja e tij mbetet nje nga misteret e vrasjeve politike te pas luftës në Kosovë

Armendi është i martuar dhe ka tre fëmijë dhe jeton në Prishtinë.

Përveç gjuhës amtare flet gjuhën angleze dhe serbo-kroate.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *