Arrestohen dy gra e dy burra, dyshohen për prostitucion

loading...

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona nën dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në mundësim të prostitucionit.

Policia ka treguar se arrestimi erdhi pas një plani operativ në dy lokacione, Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

Plani i zhvilluar gjatë ditës së djeshme ka vënë në pranga katër persona dy gra njëra nga to shtetase e Serbisë dhe dy burra kosovarë.

“Personat e përfshirë janë arrestuar nën dyshimin se kanë  kryer veprat penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” apo “Bashkëkryerja””, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë realizimit të planit si prova materiale janë sekuestruar përkohësisht pesë telefona mobilë, 125 euro, disa kopje të dokumenteve dhe një libër e evidencave.

Pas proceduarve të intervistimit  të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë  ndaluar për 48 orë.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *