Arrestohet i dënuari me burgim të përjetshëm


loading...

Policia shqiptare ka arritur ta prangosë një person i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi që ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Fran Prendi, 61 vjeç, nga Buhoti i Pukës ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Ai është kapur në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Prangosja e tij u realizua falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast” me strukturat homologe të vendeve europiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, si dhe pas koordinimit të veprimeve me shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit.

Fran Prendi me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë të vitit 1994 është dënuar me burgim të përjetshem për veprën penale  – vrasje me dashje për motive të dobëta.

Dënimi i tij është bërë pasi më 09.03.1992, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur tek rezervuari i qytetit Pukë, ka kryer krimin e vrasjes për motive të dobëta të një shtetasi.

Për këtë krim ky shtetas ishte arrestuar dhe ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Bënçës Tepelenë por me ndodhitë e vitit 1997, është larguar nga burgu.

Ky shtetas bënte pjesë në listën e 50 personave më të kërkuar.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *