Skip to toolbar

Arrestohet në Kamenicë i dyshuari që rrahu tre familjarë


loading...

Një person i dyshuar në Kamenicë është arrestuar për dhunë në familje.

Sipas njoftimit nga policia, i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 17:40 në Kamenicë, nën dyshimet se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka fyer dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tre familjarëve të tij, një grua dhe dy burra.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.



loading...