Skip to toolbar

Arrestohet shtetasi i Serbisë, tentoi t’i korruptojë policët e Kosovës

loading...

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës sot ka pranuar informatën nga Policia Kufitare se një shtetas i Serbisë, i nacionalitetit serb, S.P., i cili ishte duke drejtuar një kamion në drejtim të Kosovës nga Serbia, me qëllim të përfitimit të shërbimeve më të shpejta kufitare ka dashur t’i korruptojë zyrtarët policorë, duke iu ofruar para.

Hetues nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Prishtinës pas pranimit të informatës, në koordinim me hetuesit e Policisë Kufitare/Rajoni i Veriut kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore duke zbardhur rrethanat dhe duke siguruar provat në tentimin e të dyshuarit të dhënies së ryshfetit zyrtarëve policorë.

Sipas Policisë, në bazë të gjetjeve është  krijuar dyshimi i arsyeshëm se S.P. dyshohet se ka kryer veprën penale – dhënia e ryshfetit.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të përkthyesve të licencuar nga Policia e Kosovës dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar është lëshuar vendim për ndalim 48 orë dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.



loading...