Arrorët, kur bëhen pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor, janë shumë të dobishme për shëndetin e zemrës dhe të trurit.

Ato janë të pasura me acide yndyrore mono dhe polio-të-pangopura dhe shumë ushqyes të tjerë si folati apo vitamina E.

Nga të gjithë arrorët, arrat janë të vetmet që ofrojnë kryesisht këtë lloj yndyrnash dhe acidin alfa linolenik, thelbësor për funksionet e organizmit dhe trurit.

Arrorrët në përgjithësi përmbajnë edhe fibër e cila sic e keni mësuar në AgroWeb.org, luan një rol kryesor edhe në parandalimin e diabetit (sëmundja e sheqerit) të tipit 2, uljen e kolesterolit dhe të sëmundjeve të zemrës.

Arrorët konsumohen në gjendjen e tyre natyrale por të shumtë janë njerëzit që pyesin Po qe se pjekja e tyre në furrë ndikon tek përmbajtja e vlerave.

Dy Kategoritë e Pjekjes së Arrorëve

specialistët e AgroWeb.org thonë se arrorët piqen në dy mënyra: me ose pa yndyrë.

Yndyra e shtuar është një mënyrë e shtuar për të pasur një shije më të plotë dhe për t’i bërë arrorët më krokantë.

specialistët këshillojnë përdorimin e vajrave neutralë në shije që gjatë pjekjes të plotësojnë siç duhet atë të arrorëve ose edhe vajin e tyre.

Arrorët piqen me yndyrë Po qe se do t’i përfshini në sallata ose në garnitura.

Në rastin e bajameve, pjekja u jep atyre një shije më të theksuar dhe aromë të plotë.

Në rastin e arrave, pjekja eliminon athtësinë e tyre dhe çliron të gjitha aromat.

Si Të Piqni Arrorët Tuaj Të Preferuar Në Furrë

Së pari duhet të dini që arrorët janë delikatë dhe rrezikojnë të digjen shpejt në furrë.

Mjaftojnë shumë pak minuta, nga 5 në 12, që arrorët të jenë të pjekur siç duhet.

Ju mund të blini bajame ose arra, t’i shtroni në një letër pjekjeje të vendosur në tavë, t’i spërkisni me një lugë çaji (maksimumi 2) vaj bajamesh ose vaj arrash dhe t’i përzieni mirë e t’i fusni në furrë.

Furra duhet ndezur para kohë në mënyrë që gjatë pesë minutave të pjekjes, temperatura të mos pësojë luhatje.

Do të vëreni që gjatë pjekjes, ngjyra e arrorëve do të ndryshojë dhe aroma do të jetë mbizotëruese.

Kur ato të marrin ngjyrë të kafenjtë dhe aroma të mbushë shtëpinë, hiqeni tavën nga furra dhe menjëherë hidhini arrorët në një enë tjetër në të kundërt do të tejpiqen./AgroWeb.org