Thu. Jun 30th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Frutat e detit janë ndër burimet më të mira
të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi dhe truri kanë shumë nevojë,
sidomos në verë.

Arsyet i gjeni të shpjeguara më poshtë në
këtë artikull.

Frutat e detit ulin rrezikun e atakut në
zemër

Sëmundjet e zemrës kanë një prevalencë të
lartë në vendin tonë. specialistët thonë se konsumi i bollshëm i produkteve të
detit mund të ulë ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Sipas
tyre, ngrënia e produkteve të detit, përfshirë peshku dhe frutat e detit, një
ose dy herë në javë ul rrezikun e vdekshmërisë nga këto sëmundje me 36%.

Burimi më i mirë i vitaminës D

Njeriu e merr vitaminën D kryesisht falë
ekspozimit në diell por produktet e detit janë ndër burimet më të mira
ushqimore të kësaj vitamine. Për pasojë, frutat e detit dhe produktet e tij në
përgjithësi rekomandohet të konsumohen rregullisht jo vetëm në verë por edhe në
dimër.

Cilësia e gjumit

Konsumi i tre racioneve me produkte deti në
javë besohet të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe funksionet e trurit. Kjo,
sipas specialistëve, i atribuohet përmbajtjes së lartë të vitaminës D dhe acideve
yndyrore omega-3.

Azma tek fëmijët

Një studim danez ka zbuluar se Po qe se fëmijët
konsumojnë rregullisht peshk dhe fruta deti janë më pak të rrezikuar nga azma.
Sipas studimit, fëmijët që nisin konsumin e produkteve të detit dhe veçanërisht
peshkut kur janë 12 muajsh janë 36% më pak të rrezikuar nga azma.

Frutat e detit për shëndetin e trurit

Ngrënia e peshkut dhe frutave të detit në
mënyrë të rregullt përmirëson shëndetin e trurit. Acidet yndyrore omega-3 që
gjenden tek këto produkte përmirësojnë kujtesën dhe funksionet ditore të
trurit. Peshqit më të mirë për shëndetin janë: salmon, sardelet, peshku ton,
trofta dhe skumbria. Frutat më të shëndetshme të detit janë: gocat e detit dhe
fruta të tjera me guackë, oktapodi, kallamari, karkaleci i detit dhe midhjet.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page