Skip to toolbar

Arsyetimet e Zemajt për pezullimin e sekretarit të MSH-së, Naim Bardiqi

loading...

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka pezulluar sekretarin e kësaj të ministrie. Vendimi për pezullim është marrë të premten.

KALLXO.com ka siguruar vendimin e nënshkruar nga Ministri Zemaj, ku ai ka renditur arsyet e vendimit të tij.

Sipas ministrit Zemaj, sekretari Bardiqi është përgjegjës për monitorim jo të duhur të proceseve të brendshme në Ministri duke e arsyetuar vendimin e tij se në MSH ka pasur monitorim të dobët të procesit të prokurimit, dështim në sigurimin e zbatimit të ligjit, proceseve të parregullta të avancimeve e gradimeve brenda këtij institucioni.

Deri në vendimin e Komisionit Disiplinor, Naim Bardiqi do të jetë i pezulluar nga pozita e sekretarit dhe do të marrë 50% të pagës.

“Në ushtrimin e funksioneve të mija si Ministër i Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe kam vërejtur raste konkrete të parregullsive, përmbushjes jo të kënaqshme të detyrave të punës për të cilat është përgjegjës zyrtari i përcaktuar në dispozitiv të këtij vendimi, monitorim jo të duhur të proceseve të rëndësishme për punën dhe përgjegjësitë e ministrisë së shëndetësisë e për të cilat përgjegjës është pozicioni i sekretarit të përgjithshëm”, thuhet në arsyetimin e vendimit të ministrit Zemaj.

“Proceset e tilla kanë të bëjnë, por pa u kufizuar vetëm në këto, me monitorim dhe koordinim të dobët të procesit të prokurimit, monitorimit dhe koordinimit të dobët të procesit të zhvillimit dhe zbatimit të Programit e Planit Legjislativ, dështim në sigurimin e zbatimit të ligjit me anë të tejkalimit të afateve ligjore për emërimin e zyrtarëve në pozitat e ushtruesve të detyrave, procese të parregullta të avancimeve e gradimeve, tejkalim të përgjegjësive e autorizimeve ligjore në lidhje me prokurimin në rastet e blerjes së produkteve medicinale të imunizimit”, thuhet tutje në vendim.

me anë të këtij vendimi, Zemaj ka kërkuar nga Komisioni i Posaçëm Disiplinor për Pozitat e Larta drejtuese në Qeverinë e Republikës së Kosovës që të vlerësohen këto të gjetura.

Armend Zemaj pezullon nga puna sekretarin e ministrisë

.



loading...