Arta Jashari: “Qetësi e trishtë mes lotësh”


Pas Koncertit të fundit që mbajtëm me Ansamblin Vokal te Filharmonisë së Kosovës , përballë të gjithë atyre fytyrave të qeshura e të etura për muzikë të mirëfilltë , pavarsisht maskave dhe distancës ku mund të shihje vetëm sytë e tyre te buzëqeshur;

Po mendoja me vehtë aty , në skenë , derisa m’u dridheshin kockat nga të ftohtit në Kishën Shën Ndou në Ulpiane – këtu e lam vitin e kaluar koncertin e fundit dhe fillimin e një jete komplet tjetër dhe s’ mendoja se do kthehesha prap pikërisht këtu , të isha bashkë me Babin timë – shëndosh e mirë.

Më s’kishte aspak rëndësi fakti se unë , ndonëse me vetëdije të plotë se ku do të kthehem pasi lash prapa vehtës një jetë mbase shumë më të mirë e karriere ndërkombëtare atje në Berlin të Gjermanisë.

Pa asnjë arsye tjetër veçse atdhe-dashurisë e shpresës të ndihmoj vehtë në ndërtimin e një “shtëpie”  edhe për neve që ia kushtuam fëmijërinë e sakrifikojmë akoma sot , këtij profesioni kaq të vështirë , tashmë ata sy të qeshur e të ngrohtë prezent në Koncert më kujtuan sa sytë e trishtë e të frikësuar kam përcjellur përgjatë plot 10 muajve të shkuar , pothuajse një botë krejtësisht paralele , mbase disi edhe të harruar që është më se reale pikërisht aty, ne QKUK.

Kur shkoja në fillim të korrikut në mes të fluksit së pacientëve me 19, në përpjekje për të ndihmuar babin tim të infektuar , me 4 stenta dhe diabet (sëmundja e sheqerit) , e veshur si një astronaut , që m’u bë pjesë e jetës – shifja sy që s’do t’i harroj sa të kem jetë. Se si zgjateshin duar në kërkim të një mendimi , një kontrolle , apo thjeshtë vetëm shkëmbimi të dy fjalëve me ta .

“s’ jam mjeke , s’ jam mjeke ..!” Ishte përgjigjja ime dëshpëruese , e cila pasonte gjithmonë me një admirim , që unë si duket s’ ua mbushja syrin njerëzve, meqë mbase që isha vajzë , në atë kohë s’ është se kam takuar vajza tjera si unë të i ipnin vrapit në të gjith QKUK në atë valën e madhe të të infektuarve. Zakonisht ishin të shoqëruara nga një burrë, një dajë, një axhë , një vëlla … një dorë ndihme dhe une isha e vetme atëkohë . Në familjën tonë , jemi ne vajzat që mbajmë shtyllat e shtëpisë dhe këtë tashmë kemi traditë , se ashtu na ka sfiduar jeta..

Aq shumë ndihmë më është ofruar më vonë sapo filluan tjerët të kuptojnë se çfarë jam duke bërë për babin tim , sa që u kthye në një rrugë që zgjodha për ta vazhduar – të jem aty , në oborrin e QKUK sa herë që kërkohej.

Kur iu rikthyem punës dhe provave tona çdo ditë , të zinim hapin e koncerteve të humbura , mora thirrje nga tanë që na sillnin bukën kur ishim të izoluar për gati 2 muaj rresht në shtëpi – dy të moshuar, shumë të dashur që kishim përballë shtëpisë sonë. Ishte infektuar me covid19 dhe e dija se duhej kthyer avazit tashmë shumë mirë të njohur për mua me ato anti covid , me mjekët, barnat, ushqimin e mbi të gjitha mbështetjën emocionale që duhej dhënë shpresë aty , ku shpresa s’kishte më pos ankthit dhe frikës.

Për një muaj e gjysmë rresht , kam takuar dhe vajza tjera si unë , të pamposhtura e luftarake në përpjekje për të shpëtuar prindin e vet. Ato ishin jashtë vendit dhe gjerësa arritën në donte kohë;

Ashtu siç kam pritur verën, une prita borën e parë ne Klinikën Sportive dhe më kujtohet si mundohesha me e shpirt , pasi lash në gjysmë orarin e punës dhe këndimin për të vrapuar në Spital te fqinji im i moshuar e dërrmuar , të i ktheja shpresat se do të t’kthejë në shtëpi… ” Shiko se sa bora bie ! Sa bukur duhet të duket në oborrin tënd , që e rregullon me aq urtësi e qejf ! Do ta shohim bashkë aty shumë shpejtë!”

Por acari e bora ishte vetëm një qetësi e trishtë mes lotësh e të qarash duke u munduar të mbanim qetësi në sytë e të gjithë familjarëve e të afërmve atë ditë në varrimin e tij . s’ ia doli mbanë të mposhtë sëmundjën dhe me theu zemrën sa s’ka fjalë e as këngë që do të mund t’a përshkruaj.. “S’ja fali dot vetës që s’mund t’a ktheja mbrapsht ashtu siç i premtova ” ishte gjith çfarë më dilte nga goja për shumë kohë pas vdekjës së tij. Uroj të ma ketë bërë hallall sa shume jam munduar t’i dalë në ndihmë ..

Ajo që më jep forcën e shpresën është se ka aq shumë vajza e djem që po kalojnë të njëjtin rrugëtim , ashtu të pamposhtur dhe uroj që të gjith t’ia dalin mbanë me shëndet të plotë ne gjirin e tyre familjar!

/FamiljaJonë/

Postime të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *