Shëndeti
Fri. Mar 31st, 2023
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Fjalori Mjekësor

Arteriet

Arteria (nga greqishtja αρτηρία) është një enë gjaku nëpërmjet së cilës gjaku largohet prej zemrës.

Arteriet sipas rregullës e transportojnë gjakun e oksigjenuar, përveç arterieve pulmonale të cilat transportojnë gjak të paoksigjenuar.

Në arteriet e njeriut ndodhen 20% e të gjithë volumit të gjakut.

Arteria më e madhe në trupin e njeriut është aorta me diametrin prej rreth 3 cm.

Zemra e pompon gjakun neper nje sistem gypash, te quajtur ene gjaku.

Disa nga enet e gjakut mbartin gjak nga zemra ne trup.

Keto quhen arterie.

Ato japin pulsin nga forca e rrahjes se zemres.

 

Llojet e arterieve

Tipi muskulor – ndodhen relativisht larg zemrës dhe janë formuese të tensionit.
Tipi elastik – ndodhen pranë zemrës.

Ndërtimi i arterieve

Muri i arterieve është i ndërtuar nga tri shtresa, nga ana e gjakut emrat latin:

Tunica interna (edhe Intima), e clia ka edhe tri nënshtresa:
Endoteli
Statum subendoteliale
Membrana elastika interna
Tunica media
Tunica externa (edhe Adventia)

Arteriet, Fjalori Mjekësor
Fjalori Mjekësor

 

You cannot copy content of this page