Asamblistja e Gjakovës dënohet për mosraportim të pasurisë


loading...

Gjykata e Gjakovës ka dënuar me 400 euro gjobë, asamblisten nga rradha e Alternativës, Drita Zhaveli, për vonesë në raportim të pasurisë.

Asaj i’u caktua edhe pagesa prej 60 eurove për shpenzime procedurale.

Prokuroria pretendon se Drita Zhaveli, në cilësinë e këshilltares në Asamblenë Komunale në Gjakovë, s’ e ka kryer obligimin e saj për deklarimin e pasurisë së saj në Agjencinë Kundër Korrupsion në Prishtinë.

Asambleistja nga radhët e Alternativës, Drita Zhaveli, pranoi akuzën që i ngarkon Prokuroria e Gjakovës për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë.

Sipas aktakuzës, në periudhën kohore 1 mars deri më 31 mars 2019, Drita Zhaveli në cilësinë e këshilltares në Asamblenë Komunale në Gjakovë, s’ e ka bërë deklarimin e rregullt në afatin e paraparë ligjor në Agjencinë Kundër Korrupsion në Prishtinë.

Në aktakuzë thuhet se ky obligim është i paraparë për të gjithë zyrtarët e lartë publik dhe vonesa ka ndodhur edhe përkundër faktit se e njëjta ka qenë e informuar paraprakisht dhe në dijeni për obligimin e deklarimit të pasurisë.

 

 

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *