Ata Që s’ Hanë Mëngjes – A Janë të Rrezikuar Nga Zemra


Një studim amerikan ka zbuluar se njerëzit që s’ hanë mëngjes janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Studimi në fjalë është publikuar në revistën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë.

Sipas tij, njerëzit që s’ hanë mëngjes janë 87% më të rrezikuar të humbasin jetën nga sëmundjet kardiovaskulare.

Për të arritur në këtë konkluzion, specialistët analizuan të dhënat e 6550 personave nga mosha 40 deri në moshën 75 vjeçare.

Autorët e studimit nënvizuan faktin se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Një i shëndetshëm që në fillim të ditës luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve.

Çfarë e Bën Mëngjesin Kaq Rëndësishëm?

Ekipet e studiuesve dhe mjekëve në mbarë botën thonë njëzëri se mëngjesi ofron shumë përfitime për shëndetin dhe mirëqenien e organizmit.


Mëngjesi është një që të mban ngopur për shumë gjatë, por edhe përmirëson cilësinë e ushqyerjes dhe ndjeshmërinë e insulinës.

Ky vakt ofron të cilat ‘ndezin’ metabolizmin dhe ofrojnë energji për të përballuar sfidat e ditës.

Për më tepër, njerëzit që hanë mëngjes kanë një peshë më të mirë e më të shëndetshme trupore.

specialistët thonë se heqja dorë nga mëngjes mund të nxisë shfaqjen e sëmundjeve si : i tipi 2, i lartë i gjakut dhe mbipesha.

Fillimi i Mbarë, Gjysma e Punës

Gjatë natës, trupi pushon e megjithatë ka nevojë për dhe energji për të stimuluar shumë procese që na japin jetë, siç janë e zemrës.

Në mungesë të ushqimit natën, trupi merr energjinë nga depozitat e ndryshme duke shteruar shumë prej tyre.

Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të ushqeheni mirë e shëndetshëm që në mëngjes.

Dita duhet të nisë mirë, me një vakt të bollshëm me vezë, , dhe fruta pylli.

Këto ushqime do ju mbajnë të ngopur, do ju japin shumë energji por do ju mbrojnë edhe zemrën./

Postime të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *