Australia merr shembull Kosovën rreth Koronavirusit


Në Australi u morëm si shembull që duhet ndjekur për mënyrën se si po e luftojmë virusin Corona.


Dje gjatë diskutimit në Parlamentin e Federatës australiane është përmendur nga Opozita atje se Kosova është shembull i shkëlqyeshëm në menaxhimin e situatës përballë pandemisë së shkaktuar nga virusi koronë i quajtur COVID-19. Shto faktin që gjeografikisht Kosova është e shtrirë në epiqendrën e epidemisë – Evropën.

loading...

Buxheti i Australisë për të luftuar këtë virus është 168 miliardë dollar australian. 73 herë më shumë se i tërë buxheti i shtetit të Kosovës. Pra, 73 herë më shumë për një virus në krahasim me tërë buxhetin e Republikës sonë.

Kjo është luftë e vazhdueshme që duhet të fitohet patjetër. Po futemi në javët ku mund të rritet numri, prandaj na duhet një kujdes i shtuar i higjienës, distancës dhe qëndrimit të izoluar në shtëpi. Për ilustrim shikoni fotografinë e të prekurve nga Coronavirus në Ballkan.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *