Autizmi


341F2C3C 78A3 49A3 A708 AA93EA959C28

Çka është Autizmi ?

 

  • Autizmi është çrregullim neurobiologjik kompleks e shumëplanësh i zhvillimit të njeriut , pjesë e  Çrregullimeve të Spektrit Autik

 

Sot të paktën 1 në 88 vetë diagnostikohen me autizëm duke e bërë këtë te fundit më të shpesht se kanceri, diabeti dhe SIDA të marra së bashku

 

Është diagnozë aq e gjerë sa në të  mund të përfshihen individë të vleresuar me Koeficientë Inteligjence të përparuar apo edhe me vonesë të zhvillimit mendor.

 

Individët me autizëm mund të jenë fjalëshumë ose të heshtur, të afeksionuar ose të ftohtë, metodike ose të çorganizuar

 

Çrregullimet e Spektrit Autik karakterizohen nga nivele të ndryshme:

 

  • të dëmtimit të komunikimit verbal
  • të dëmtimit të aftësive dhe integrimit social
  • të sjelljeve, interesave dhe aktiviteteve stereotipike ose përsëritëse

 

Shkaqet:

 

Shkencëtarët janë edhe sot e kësaj dite të paqartë se cili është shkaku apo shkaqet e Autizmit, por duket se janë të bindur që faktorë gjenetikë bashkëveprojnë me faktorë ambientalë në një marrëdhënie për të cilën ka disa hipoteza, e për të cilat po punohet me intensitet për t’i provuar.

 

Mjaft studime janë kryer e vazhdojnë të kryhen të cilat kanë gjetur një numër genesh problematikë dhe disa zona të trurit që nuk funksionojnë normalisht.

 

Duket se zhvillimi i trurit që në rritjen e fetusit në periudhën e shtatzanisë diktohet nga difekte në gene që pengojnë qelizat nervore të komunikojnë mirë me njera-tjetrën.

 

Por njerëzimi është ende në fillimet e tij për të kuptuar se çfarë ndodh në trurin e fëmijës me Autizëm

 

Sot, grupe të shumtë shkencëtarësh në Amerikë e Europë dhe institucione prestigjoze po punojnë seriozisht për të avancuar dijet në këtë fushë

 

Kurrë më parë njerëzimi nuk është marrë me këtë çrregullim siç po merret në këto vitet e fundit.

 

Një konkluzion i rëndësishëm është tashmë i konfirmuar: nuk është nëna, apo praktikat mëmësore e prindërore shkak i autizmit

 

Me anë të eksperimentesh e aparaturash të sofistikuara kompjuterike shkencëtarët po studiojnë me intensitet faktorët që supozohet se shkaktojnë Autizmin apo metodikat e një trajtimi efektiv

 

Autizmi: Karakteristikat

 

Fëmija me Autizëm ka përgjithësisht të dëmtuar 3 fusha të veprimtarisë së tij:

 

  • (1) marrje-dhënien sociale,
  • (2) komunikimin (verbal, jo-verbal) dhe
  • (3) llojin e aktiviteteve ku përfshihet, të cilat janë përsëritëse e tejet ritualistike.

 

Secila prej këtyre fushave mund të jetë e dëmtuar lehtë a rëndë, duke shkaktuar paaftësira të niveleve nga më të lehtat tek më të rëndat

 

Karakteristika esenciale është dëmtimi i marrje-dhënieve sociale.

 

Prindërit janë të parët që vënë re se fëmija është indiferent ndaj njerëzve dhe përqendrohet në vetëm disa sjellje e aktivitete të vecuara duke i përjashtuar gjithë të tjerat.

 

Fëmija shpesh e shmang kontaktin me sy dhe reagon pak ose aspak ndaj ngacmimeve të ambientit duke u përqendruar për periudha mjaft të gjata kohe në veprime a veprimtari që i përsërit e i përsërit vazhdimisht.

 

Fëmija duket sikur ‘nuk ia ka nevojën’ përdorimit të fjalëve, fjalive a diskutimit, dhe, edhe nëse i përdor, i vë pak apo aspak për të realizuar komunikimin social. Për pasojë, e ka të vështirë të përfshihet në lojëra me fëmijët a njerëzit e  tjerë derisa ato i prishin stilin ritualistik

 

Fëmija me Autizëm mund të mos i shfaqë që në fillim këto simptoma, por pas një periudhe zhvillimi normal nis të bëhet indiferent e i larguar nga ambientet apo veprimtaritë sociale.

 

Për shkaqe të paqarta fëmijët me autizëm shfaqin  epilepsi në 20-30 përqind të rasteve, sidomos kur mbërrijnë në moshë madhore

 

Diagnostikimi:

 

Në shumicën e rasteve simptomat e Autizmit janë të matshme me disa instrumenta apo teste vlerësimi që në moshën 18 muajshe.

 

Prindër të kujdeshëm apo specialistë të mirëformuar qëllon t’i identifikojnë shenjat e para edhe më herët.

 

Si rregull, një diagnozë e konfirmuar e Autizmit mund të vendoset rreth moshës 2 vjeç, pavarësisht se në praktikë është rreth dy vjeç e gjysëm tre, pikërisht atëherë kur problemet me të folurin janë bërë më të dukshme

 

Rreth 20% e fëmijëve me Autizëm zhvillohen normalisht deri në një aspak periudhe dhe pastaj duket sikur u ngec zhvillimi apo bëjnë regres

 

Trajtimi:

 

Autizmi mbetet ende një çrregullim i trajtueshëm

 

Disa modele terapish bëjnë sot të mundur të kontrollojnë e modifikojnë simptoma specifike duke sjellë përmirësim të dukshëm e të qëndrueshëm

 

Një plan i mirë trajtimi vë në levizje një grup specialistësh që koordinojnë punën për të modifikuar simptomat bazë: dëmtimin e marrje-dhënieve sociale, komunikimin (verbal e jo-verbal) dhe veprimet a sjelljet përsëritëse e obsesive.

 

Sa më e herët ndërhyrja, aq më të mira duket të jenë rezultatet.

 

Modelet terapeutike janë të shumëllojshme, ngandonjëherë të ndihmuara edhe nga barna që i përshkruajnë mjekët, por ato më të suksesshmet janë kur familja përfshihet në mënyrë esenciale

 

Fëmija dhe prindërit kanë nevojë për mbështetje, ngrohtësi e dije, derisa bëhet fjalë për një rrugë të gjatë e të mundimshme .

error: Content is protected !!