Autobusi pa shofer pëson aksident me një çiklist në Vjenë

loading...

Autobusët e vegjël dhe pa shofer që nga 18 maj kanë filluar përsëri qarkullimin e tyre në Seestadt të Vjenës. Por, të hënën një autobus i vogël pësoi një aksident me një çiklist.

E Hënë, 8 Qershor 2020 – 19:40
albinfo.at

Të hënën, rreth orës 12:11 të ditës, pati një aksident trafiku në Seestadt në Vjenë-Donaustadt, në të cilin një çiklist u godit nga një autobus pa shofer “Autobusi s’ ishte nën kontroll kur gjë aksidenti”, tha zëdhënësi i Wiener Linien në një prononcim për heute.at, përcjell Albinfo Austria.

“Për shkak të një kantieri ndërtimi (Baustelle), autobusi duhej të ishte programuar që të merrte një drejtim tjetër, dhe për këtë arsye duhej të kontrollohej nga një shofer”, ka thënë ai.

Nga ky aksident, fatmirësisht askush s’ u lëndua, kurse autobusi u kthye sërish në garazh deri të martën.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *