Skip to toolbar

Avdullah Hoti kërkon nga deputetët një rezolutë të harmonizuar për dialogun


loading...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e sotme të Kuvendit kërkoi që harmonizimi i një rezolute për dialogun të shtyhet, dhe në të të punohet në mënyrë sa më gjithpërfshirëse mes Kuvendit dhe qeverisë.

“Ne kemi pasur një diskutim bukur të gjatë për këtë çështje. Në seancën kur i kishim në rend dite këtë pikë. Mendova që kemi një dakordim për këtë rezolutë. Unë e kam prezantuar para juve platformën e qeverisë për dialogun. Tash është një rezolutë re. Unë ju propozoj që këtë ta shtyjmë për në të ardhmen tjetër dhe të ulemi bashkë të gjitha grupet parlamnetare, bashkë me qeverinë dhe të vijmë tek një rezolutë që e maksimizon rolin e Kuvendit në këtë process në përputhje me Kushtetutën”, tha Hoti.

kurse, kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se në Kuvend s’ ka ardhur asnjë platformë për dialogun.

“Në Kuvend ka pasur debat, pra s’ ka ardhur deri në këto moment asnjë platformë. kurse, proceduralisht krijimi i komisioneve të reja ad-hoc mudn të bëhet vetëm me propozim të deputetëve”, tha ajo.

Edhe shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi tha se kryeministri iu referu një platforme që Kuvedni s’ e ka të shkruar.

“s’ e kemi këtu, as s’e kemi pasur atë ditë. Kjo s’ ekziston. Ne kemi shprehur gatishmërinë tonë për ta harmonizuar rezolutën meqë do të ishte mëse e nevojshme pas atij debati. Ne kemi një projekt-rezolutë dhe do të doja të kuptoja nga z.Hoti Po qe se e mbështesin ose arsyen e mosbështetjes. Ku qëndron kundërshtimi juaj për këto katër pika”, tha Selimi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka propozuar një rezolutë të cilën ka kërkuar ta mbështesin deputetët e Kuvendit të Kosovës, por ajo s’ ka kaluar.



loading...