Avokati i Maradonës kërkon hetime për vonesën e ambulancës

loading...


Avokati i Diego Maradonë, Matias Morla, kërkon një hetim për vdekjen e legjendës argjentinase të futbollit.

Maradona vdiq të mëkurën pas një sulmi në zemër. Avokati i tij Matias Morla, e ka quajtuar “krim” vonesën e ambulancës dhe neglizhencën e personelit mjekësor.

“Sipas asaj që ka thënë prokurori i San Isidros, është e pashpjegueshme që për 12 orë, Diego s’ ka pasur vëmendjen apo kontroll nga personi mjekësor. Ambulancës iu desh më tepër se gjysmë ore për të arritur, ishte një krim idiotesk. Unë kërkoj që të hetohet deri në fund. Siç më ka thënë Diego mua: ‘Je ushtari im, që punon pa mëshirë’”, ka thënë Morla raporton “Calciomercato”.



Related posts