Avokati i Popullit i pakënaqur me punën e organeve të drejtësisë për rastin e ‘gylenistëve’


i Popullit, Naim Qelaj, ka reaguar pas publikimit të raportit të grupit punues i OKB-së për ndalime arbitrare i cili e ka konsideruar si shkelje të të drejtave të njeriut dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga për në Truqi në mars të viti 2018.

Sipas këtij grupi punues, privimi nga liria i gjashtë shtetasve turq ishte arbitrar dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut, përkatësisht të drejtën e jetës, lirisë dhe sigurisë, të drejtën e gjykimit të drejtë, të drejtën e ankimimit dhe të drejtën e lirisë së mendimit dhe shprehjes.

Në përgjigje për KALLLXO.com, Institucioni i Avokatit të Popullit ka vlerësuar se në fjalë ka pasqyruar drejtë situatën që është krijuar nga ky rast, duke theksuar se kjo e rëndon më shumë imazhin e Kosovës.

“Padyshim raste të tilla ndikojnë shumë keq në imazhin e çdo shteti ngase cenohen brutalisht të drejtat e njeriut dhe kjo tregon se shteti gjegjësisht organet e sigurisë dështojnë në zbatimin e parimeve bazë të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në përgjigje.

Tutje Qelaj ka theksuar se s’ është i kënaqur me punën e organeve të drejtësisë në zbardhjen e këtij rasti.

i Popullit s’ është i kënaqur me punën e organeve kompetente përderisa këto organe s’ identifikojnë dhe sjellin para drejtësisë personat përgjegjës për këto shkelje të të drejtave themelore të njeriut të garantuara me konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin vendor. Deri në ditën e sotme kjo gjë s’ ka ndodhur”, ka thënë ai.

Grupi punues i -së për ndalimet arbitrare në nëntor të këtij viti ka konstatuar se janë shkelur të drejtat e njeriut me ç’rast i ka bërë thirrje Qeverisë së Turqisë që t’i lirojë menjëherë të gjashtë shtetasit e saj, ndërsa ka kërkuar nga që të kompensojë dhe dëmshpërblejë viktimat në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Grupi i -së kërkon edhe që autoritetet e Turqisë dhe Kosovës të mundësojnë një hetim të plotë dhe të pavarur mbi rrethanat që lidhen me privimin arbitrar të lirisë të gjashtë shtetasve turq.

Përpos tjerash ata kërkojnë që ndaj personave përgjegjës të merren të nevojshme.

Shtetasit turq Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan, ishin arrestuar në mars të vitit 2018 në .

Kosova ‘përballë drejtësisë’ për deportimin e gjashtë shtetasve turq



Postime të ngjashme