#Bamjet dhe #diabeti
Si pjesë e një diete të mirë, domosdoshmërisht nën mbikëqyrjen e mjekut, bamjet mund t’ju ndihmojnë që ta ulni sheqerin në gjak dhe të mbani nën kontroll diabetin.
Si ndihmon bamja?
Kontrolli i diabetit ka të bëjë me monitorimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Kontrolli i diabetit është shumë më i efektshëm nëse humbni peshë, nëse jini aktiv dhe ushqeheni shëndetshëm.
Bamja ka shumë pak kalori, pothuajse nuk ka fare yndyrë, ka vitaminë C, vitaminë A dhe zink.
Por, përfitimi më i madh i bamjes, veçanërisht për njerëzit që kanë diabet, është sasia e lartë e fibrave.
Fibrat e bamjeve (pjesa e gjelbër dhe me fara e bimës) e ulin sheqerin në gjak duke ngadalësuar përthithjen e sheqerit nga zorrët.
Është më mirë të merrni fibrat përmes ushqimit, sesa përmes suplementeve. Nëse vendosni të merrni më shumë fibra, rrisni gradualisht sasinë që që e merrni.
Nëse i merrni shpejt, mund të çojë në shqetësime si për shembull gazrat, fryrjet dhe ngërçet e barkut.
Bamjet mund të përgatiten në mënyra të ndryshme.
Një mënyrë e shëndetshme e përgatitjes është që ta skuqni lehtë (pa bukë dhe pa yndyrë), ose ta kavërdisni me qepë e domate.
Bamjet mund t’i konsumoni gjithashtu të papërpunuara, turshi, të pjekura ose në avull.
Poashtu, pirja e “ujit të bamjeve” (prerja e copave të bamjeve, vendosja e bamjeve në ujë gjatë natës dhe pirja e atij uji në mëngjes) mund t’i ndihmojë njerëzit me diabet që ta ulin sheqerin në gjak.
Sido që të jetë, një gjë është e qartë: bamja është e mirë për ju.
Dr Rreze Serhati Morina – #endokrinologe
☎️ 046 729 729
Në Prishtinë:
Poliklinika “Dr. Memli”
📍 Ulpiana D9
☎️045 725 725 ose
☎️049 66 77 22 (ky numër edhe viber)
Në Gjakovë:
Biohit Laboratory
📍 Rr.Bujar Roka pn, Gjakovë
☎️049 560 300
☎️038 748 242