© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Çka janë bakteret dhe algat blu të gjelbërta?


Bakteret
dhe algat blu të gjelbërta janë qeliza prokariote. Ato, për dallim prej eukarioteve, s’kanë bërthamë.

Materiali i tyre gjenetik është i përqëndruar në një zonë të citoplazmës që quhet nukleoid.

Qelizat prokariote s’kanë as organele citoplazmike qelizore- siç janë mitokondriet dhe lizosomet, të cilat gjinden tek eukariotet. Ndërkaq, një përbërës strukturor që e kanë prokariotet dhe mungon te eukariotet është muri qelizor, që iu mundëson baktereve t’i rezistojnë stresit osmotik.

Muri qelizor dallon te bakteret e ndryshme dhe shërben si element për ndarjen e tyre në dy grupe të mëdha – bakteret Gram-pozitive dhe Gram-negative.

Prania e murit qelizor, që s’haset te qelizat shtazore, rezulton në dallimin në ndjeshmërinë e qelizave eukariote dhe prokariote ndaj antibiotikëve.

Prokariotet dhe eukariotet, po ashtu dallohen edhe në disa veçori të tjera metabolike. Kjo vlen sidomos për metabolizimin e tyre të energjisë, ku shumë shtame bakterore mund të adaptohen në kushte anaerobe. Në këtë seksion, do të shqyrtohen strukturat e qelizës tipike bakterore dhe mënyrat me të cilën ato e shfrytëzojnë energjinë nga molekulat komplekse organike.

Aspektet e ndryshme të strukturës dhe metabolizmit bakteror shërbejnë si bazë për identifikimin dhe taksonominë e baktereve.

Bakteret vazhdimisht i nënshtrohen ndryshimeve mutagjene.

Mjedisi jetësor ushtron presion të fuqishëm selektiv tek bakteret .

Andaj, ato evoluojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe rapide.

Njëkohësisht, ato shkëmbejnë informatat gjenetike, zakonisht ndërmjet anëtarëve të llojit të njejtë, por nganjëherë edhe ndërmjet anëtarëve të llojeve të ndryshme.

Në vazhdim do të njiheni se si ndodhin këto procese.

Bakteret mund të kenë edhe virusë që parazitojnë në to dhe quhen bakteriofagë. Ato janë parazitë obligativë brendaqelizorë që shumëzohen në brendi të baktereve, duke shfrytëzuar një pjesë apo tërë makinerinë biosintetike të strehuesit.

Këto virusë mund të shkaktojnë bizen e qelizës bakterore duke liruar thërmiza të reja të fagut infektues. Në vazhdim, po ashtu, do të jepen raportet ndërmjet baktereve dhe bakteriofagjeve.

Në fund, para se të hulumtohen shumë sëmundje humane që shkaktohen nga bakteret, do të jepet edhe një pasqyrë e përgjithshme e patogjenezës bakterore- si e dëmtojnë bakteret organizmin strehues.Bakteret e vërteta (ku përfshihen të gjitha bakteret që infektojnë njeriun) janë anëtarë të të njejtës mbretëri të gjallesave – eubacteria, bacteria.

Një grup tjetër mikroorganizmash që shpesh hasen në mjedise ekstreme jetësore formojnë mbretërinë tjetër – archaebacteria, Archaea. Në aspektin morfologjik, të dy mbretëritë e këtyre mikroorganizmave kanë ngjashmëri mes vete( sidomos kur iu mungon bërthama), andaj ato së bashku grupohen si prokariotë. Megjithatë, ato kanë dallime të dukshme në aspektin biokimik.

Shumica e archaea jetojnë në mjedise tipike, siç janë burimet e nxehta sulfurike, ku mbretëron temperaturë mbi 80 °C dhe pH=2.

Këto mikroorganizma quhen termoacidofile.

Të tjerat jetojnë në mjedise që përmbajnë metan (metanogjenet) ose përqëndrime të larta të kripës (halofilet ekstreme).

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.