Ballafaqim faktesh: Cilat medikamente ndihmojnë ndaj koronavirusit dhe cilat jo?


Gjatë javëve të fundit disa medikamente dhe solucione tërhoqën vëmendjen në luftën kundër koronavirusit. Por jo të gjitha e përmbushin shpresën për të qenë ilaçi magjik

Disa lidhur me disa prej tyre:

Çfarë ka efekt:

Avigan – mund ta shkurtojë sëmundjen nga koronavirusi. Ky medikament japonez kundër gripit që përmban lëndën Favilavir fillimisht në Azi e më pas edhe në vende të tjera u lakua shumë. Medikamenti në fjalë përdoret kundër gripit dhe vepron me efekt kundër viruseve të ndryshme RNA. Më 2014 medikamenti u përdor me sukses kundër Ebolas. Më 2016 qeveria japoneze e dërgoi Favilavir si ndihmë emergjence në Guinea për të luftuar epideminë .

Aktualisht ky medikament mund ta shkurtojë kohën e sëmundjes nga koronavirusi, por megjithatë ka efekte të forta anësore si shok anafilaktik ose të mushkërive.

Dexametahson – varet nga koha e përdorimit

Bllokuesi i infeksioneve Dexamethason e ul vdekshmërinë tek pacientët, që respirohen dhe janë më gjatë se shtatë ditë të sëmurë. Instituti Robert Kosh (RKI) si dhe Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e këshillojnë këtë medikament për këta pacientë.

Dexamethason megjithatë s’ mund të përdoret për njerëz me simptoma të lehta dhe as s’ mund të përdoret në fazën fillestare të sëmundjes. Po qe se përdoret si në simptomat e para, medikamenti mund ta zbehë imunitetin apo ta bllokojë atë e madje mund të provokojë një procedurë të rëndë të sëmundjes”, shpjegon në një podcast në fillim të tetorit për NDR, Sandra Ciesek, drejtore e Institutit për Mjekësinë e Virologjisë në Klinikën Universitare në Frankfurt.

Çfarë s’ ka efekt:

Hydroxychloroquin – s’ ka efekt pozitiv

Kjo lëndë është e hershme dhe është përdorur kundër malarjes, në fillim të pandemisë së , Hydroxychloroquin u përdor si një medikament shpresëdhënës. Por ndërkohë Instituti Federal për dhe Produktet Mjekësore paralajmëron nga përdorimi i tij kundër .

“Pacientët që trajtohen me Hydroxychloroquin, duhet të mbikëqyren intensivisht, pasi ka mundësi që të kenë efekte të forta anësore”, shkruan ky institut në faqen e vet të internetit. Gjithashtu s’ janë provuar efekte pozitive tek pacientët me coronavirus.

Këto ilaçe janë të diskutueshme

Artemisinin – shurup shpresëdhënës me bazë bimore

Në fillim të pandemisë lëngu me erëza nga Madagskari bëri bujë: Organics, promovon Artemininin bazuar tek Hypericum. Studimet të qëndrueshme klinike për efektin e Organics deri tani s’ ka. ekip i drejtuar nga profesorPeter Seeberger, drejtues i sektorit të Sistemeve Biomolekulare në Institutin Max-Planck, ka arritur të provojë, që ekstraktet e bimës Artemisia kanë efekt ndaj koronavirusit. Deri tani këto studime janë filletare dhe s’ janë verifikuar përfundimisht. Ndërkohë në Meksikë po vazhdon faza e dytë e këtij studimi me 360 vetë, të cilët po testohen mbi efektin e bimës Artemisia në kontekstin e CPVID-19. Rezultatet deri tani s’ janë publikuar.

Seeberger në intervistë për DW thotë, se ‘ka mjaftueshëm pika referimi, për të hulumtuar shkencërisht efektin e Artemisinin ndaj koronavirusit. Ai këshillon megjithatë rreptësisht, që të mos përdoret çaji me Artemisinin duke menduar, se me këtë mund të shërohesh prej . Efektet s’ janë akoma të provuara klinikisht.”

Tocilizumab dhe Sarilumab – studime kontradiktore

Efekti i antitrupave Tocilizumab dhe Sarilumab është i diskutueshëm. Përbërësit aktiv normalisht përdoret për trajtimin e artitit rheumatik dhe sipas një studimi në fillimet e tij e ulin në mënyrë të dukshme vdekshmërinë prej COVID-19.

e Britanisë së Madhe planifikon, që në të ardhmen këtë përbërës ta përdorë kundër coronavirusit. Por një tjetër studim ka arritur në konkluzionin, që përbërësi aktiv s’ e ul vdekshmërinë.

Solucionet e gojës dhe sprucot për hundët – efekti i paprovuar

Shoqata gjermane për Higjienën e Spitaleve rekomandon, që si masë profilaktike të bëhet gargar me solucione të caktuara. Ideja që qëndron pas kësaj është: se gargara mbyt viruset në grykë, pra pa depërtuar në organizëm. Po qe se pacientët janë të infektuar, kjo masë ndihmon që të ulet i infektimit të të tjerëve prej tyre.

Zëdhënësi i shoqatës, Peter Walger thekson në bisedë për DW, se „ kjo masë s’ ndihmon, Po qe se viruset kanë depërtuar në qeliza. Pra përdorimi i të tilla solucioneve s’ shmang infeksionin, por vetëm viruset në qarkullim të lirë, të cilat dalin me anë të kollës, teshtimës apo gjatë frymëmarrjes dhe që shërbejnë si bazë për një të ri.” njëjta gjë vlen edhe për spërkatësit e hundëve. Deri tani është folur p.sh. për produktin Algovir.

Shkas për rekomandimin për një profilaksi të tillë u bë një studim i Grupit Hulumtues nga Bochumi dhe studiuesve të tjerë, thotë Walger. Në epruvetë arriti të vërtetohet, që solucione të caktuara për shpëlarjen e gojës mbysnin sasi të mëdha virusesh të llojit SARS-CoV-2.

OBSH dhe Shoqata Gjermane e Mjekësisë Dentare që nga muaji gusht këshillojnë, që pacientët përpara trajtimit të bëjnë gargare me një solucion të caktuar. Megjithatë këto shoqata venë në dukje, se akoma s’ ka studime klinike, që të provojnë se solucionet për shpëlarjen e gojës ndihmojnë njerëzit ndaj SARS-CoV-2.

Remdesivir – provat mungojnë

Donald Trump u trajtua me këtë medikament pas infektimit me coronavirusin. Megjithatë efekti i remdesivir ndaj COVID-19 është mjaft i diskutueshëm. IRK e rekomandon përdorimin e tij vetëm në kushte të veçanta.

ndërsa qeveria e SHBA-së mbështetet në studime, që parashikojnë, se ky përbërës ul kohëzgjatjen e sëmundjes. Sipas OBSH s’ ka prova sa duhet, për ta rekomanduar Remdesivirin. /DW

Postime të ngjashme