Banorët në kërkim të një mjeku

Në fshatin Melgushë të njësisë administrative të Bushatit sipas banorëvë ka të paktën 4 vite që nuk ka mjek. Shërbimi këtu ofrohet jo më shumë se një herë në javë thonë banorët, pasi një mjek është i detyruar që të mbulojë disa fshatra. Për këtë arsye ato janë të detyruar që të udhëtojnë drejt Shkodrës ose në qendrën shëndetësore te Bushatit.
Ludovik Jaku është 81 vjec prej fshatit Melgushë. Ka të paktën disa javë që sorollatet për të marrë një rekomandim nga mjeku por sa herë që vjen, ai thotë se e gjen të mbyllur qendrën shëndetësore.
Mirëpo për banorët kjo gjë është absurde për faktin se mjeku duhet të jetë cdo ditë në këtë qëndër shëndetësore . Pavarësisht se janë ankuar vazhdimisht për këtë problem, banorëve ende nuk është i është dhënë zgjidhje.
Teksa grupi i xhrimit i Star Plus po realizontee kronikën në fshatin Melgushë, bluzat e bardha u vunë në dijeni dhe pas pak minutash aty mbërriti një punonjëse e qëndres shendetësore e cila u prezantua si ndihmës mjeke, Ajo e hapi menjëherë derën e kësaj qendre e cila në shumicën e rasteve qendron e kycur.
Një fenomen i tillë nuk po ndodh vetëm në fshatin Melgushë por edhe në shumë zona të tjera të qarkut Shkodër. Në tre vitet e fundit mjekët janë më shumë të prirur për tu larguar nga vendi sesa të shërbejnë në shqipëri, kjo për shkak edhe tëp agave të ulëta që ofron tregu.
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *