Bashkimi Evropian është gati ta bëjë dialogun më dinamik

loading...

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, përmes Twitter ka shkruar se BE është e gatshme që ta bëjë dialogun më dinamik.

Ai këto i shkroi pas një takimi që kishte pasur me Presidentin Vuçiq, ku sipas tij ka diskutuar për situatën aktuale.

“Takim thelbësor dhe i dobishëm me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për gjendjen e tanishme. Unë shpreha gatishmërinë e BE-së për ta bërë dialogun më dinamik,” ka shkruar Lajçak.

Aktualisht Kosova e Serbia janë në proces dialogu në nivel të specialistëve në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *