Basri Lenjani: shumica e rasteve që udhëzohen për në Emergjencë mund të trajtohen nga mjeku familjar


15AA14BC AD10 41D8 86E1 3BF5CB71481B

Basri Lenjani në një prononcim për Gazetën Express tha se shumica e rasteve që udhëzohen për në Emergjencë mund të trajtohen nga mjeku familjar. 

Rreth pyetje se a po lihen anash pacientët në kohë të Covid 19 ai tha:


“Jo, nuk është e vërtetë që ka shumë pritje, por që ne normal i trajtojmë më shpejt rastet urgjente. Ne nuk mund ta lëmë të pres një person me arrest kardiak për një me dhimbje barku ose veshi. Nuk mund t’i trajtojmë të gjitha rastet përnjëherë. Ne iu japim prioritet rasteve që janë me rrezik jete. Vetëm me i pa udhëzimet më të cilat na i dërgojnë në Emergjencë, çuditesh. Të gjithë janë raste që munden me u trajtu nga mjeku familjar. Por, Spitalet Rajonale po i përcjellin krejt te ne, edhe pse munden me u trajtu në to. Kaq janë kapacitetet tona”, ka thënë Lenjani për Express.

69 / 100

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!