Basri Lenjani: Spitalet Rajonale po i përcjellin krejt te ne, edhe pse munden me u trajtu në to

Drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së Dr. Basri Lenjani në një prononcim për Gazetën Express tha se shumica e rasteve që udhëzohen për në Emergjencë mund të trajtohen nga mjeku familjar.

Dr. Basri Lenjani poashtu foli edhe për udhëzimet me të cilat pacientët kërkojnë ndihmë në Emergjencë duke thënë se mund të çuditeni nga udhëzimet me të cilat i dërgojnë mjekët. Të gjithë janë raste që munden me u trajtu nga mjeku familjar.
Ai gjithashtu foli edhe për udhëzimet nga Spitalet Rajonale ku tha se Spitalet Rajonale po i përcjellin krejt pacientët te ne, edhe pse munden me u trajtu në ato Spitale. Kaq janë kapacitetet tona”, ka thënë Basri Lenjani për Express.

Leave a Reply