BAT është duke punuar mbi një vaksinë të mundshme për COVID-19, përmes filialit të saj bio-teknologjik në SHBA

Filiali bio-teknologjik i BAT-it në SH.B.A., Kentucky BioProcessing (KBP), po zhvillon një vaksinë të mundshme për COVID-19 dhe tani është duke kryer testimet para-klinike. Nëse testimi shkon mirë, BAT-i ka shpresë se me partnerët e duhur dhe me mbështetjen e agjencive qeveritare, mund të prodhohen midis 1 dhe 3 milionë doza vaksinash në javë, duke filluar nga muaji qershor.

Ndërkohë që KBP mbetet një veprimtari tregtare, qëllimi është që puna e saj në kuadër të projektit të vaksinës Covid-19 të kryhet me qëllim jofitimprurës.

Vaksina në zhvillim përdor teknologjinë e patentuar të BAT-it për rritjen e shpejtë të duhanit, e cila ka disa përparësi në krahasim me teknologjinë konvencionale për prodhimin e vaksinave:

Është potencialisht më e sigurt duke pasur parasysh që bimët e duhanit nuk mund të bartin patogjenë, të cilët shkaktojnë sëmundje njerëzore.

• Është më e shpejtë sepse elementët e vaksinës grumbullohen në bimët e duhanit shumë më shpejtë – 6 javë në bimët e duhanit kundrejt disa muajve që janë të nevojshëm duke përdorur metodat konvencionale.

• Formulimi i vaksinës që po zhvillohet në KBP, mbetet i qëndrueshëm në temperaturën e dhomës, ndryshe nga vaksinat konvencionale të cilat shpesh kanë nevojë për ftohje.

• Ajo ka potencialin për të dhënë një reagim imun të efektshëm me një dozë të vetme.

Filiali amerikan i BAT-it, Reynolds American Inc, e ka blerë KBP-në në vitin 2014, me qëllim përdorimin e disa prej teknologjive të tij unike të ekstraktimit të duhanit, për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të produkteve të kategorisë së saj të re dhe për produktet e kategorive te reja.

Në vitin 2014, KBP-ja bëri bujë si një nga kompanitë e pakta me një trajtim efikas për Ebola-n, duke prodhuar ZMapp™ me kompaninë qe ndodhet në Kaliforni, Mapp BioPharmaceuticals dhe në partneritet me Autoritetin e Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor të Sh.B.A.-së (BARDA – Biomedical Advanced Research and Development Authority).

KBP-ja kohët e fundit ka klonuar një pjesë të sekuencës gjenetike të COVID-19, e cila çoi në zhvillimin e një antigjeni të mundshëm – një substancë e cila shkakton reagim imun në trup dhe në veçanti, prodhimin e antitrupave. Ky antigjen më pas u fut për t’u riprodhuar në bimët e duhanit dhe, pasi u volën bimët, antigjeni u pastrua dhe tani po kalon testimet para-klinike.

Tani BAT-i po eksploron partneritetet me agjencitë qeveritare për të sjellë vaksinën e saj në studimet klinike sa më shpejtë të jetë e mundur. Nëpërmjet bashkëpunimeve me qeverinë dhe palët e treta prodhuese, BAT-i beson se mund të prodhohen midis 1 dhe 3 milionë doza në javë.

Dr. David O’Reilly, Drejtor i Kërkimit Shkencor, BAT tha:

“Ne jemi të angazhuar me Administratën e Ushqimit dhe Medikamenteve të SHBA-së dhe po kërkojmë udhëzime për hapat e ardhshëm. Gjithashtu, ne jemi angazhuar me Departamentin e Shëndetit dhe Kujdesit Social të Mbretërisë së Bashkuar dhe BARDA-n në SH.B.A. për të ofruar mbështetjen dhe aksesin në studimin tonë, me qëllim përpjekjen për të përshpejtuar zhvillimin e një vaksine për Covid-19.

Zhvillimi i vaksinës është një punë sfiduese dhe komplekse, por besojmë se kemi bërë një zbulim të madh dhe të rëndësishëm me platformën tonë teknologjike të bimëve të duhanit dhe jemi të gatshëm të punojmë me qeveritë dhe të gjitha palët e interesuara për të ndihmuar në fitimin e luftës kundër Covid-19. Ne i bashkohemi thirrjes së Kombeve të Bashkuara, për një qasje të gjithë shoqërisë për të luftuar problemet globale.

KBP-ja ka eksploruar për mjaft kohë përdorimet alternative të bimës së duhanit. Një përdorim i tillë alternativ është zhvillimi i vaksinave me bazë bimore. Ne jemi të përkushtuar të kontribuojmë në përpjekjet globale për të ndaluar përhapjen e Covid-19 duke përdorur këtë teknologji.”

Rreth BAT-it: BAT është një biznes elitar, me shumë kategori mallrash konsumi, i themeluar në vitin 1902. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një “Të nesërme më të mirë”, duke zvogëluar ndikimin shëndetësor të biznesit tonë, nëpërmjet ofrimit të një zgjedhjeje më të madhe produktesh të këndshme dhe më pak të rrezikshme për konsumatorët tanë. Ambicia jonë është që me kalimin e kohës të kalojmë gjithnjë e më shumë të ardhurat tona nga cigaret në produkte jo të djegshme.

Rreth Kentucky Bioprocessing (KBP): KBP-ja në pronësi të BAT-it ndodhet në Owensboro, KY, (Kentucky), ku ka filluar veprimtarinë në vitin 2006. Në janar 2014, KBP-ja u ble nga BAT-i dhe u bë një degë e cila ushtron veprimtarinë në mënyrë të pavarur, plotësisht në pronësi të Reynolds American Inc. (RAI), në pronësi të BAT-it. KBP-ja vazhdon të ketë hapësirën e saj të madhe, me shumë nivele të brendshme për rritjen e bimëve, si dhe laboratorët e saj të studimeve dhe prodhimit, dhoma të pastra dhe veprimtari prodhuese në Owensboro.

KBP-ja zhvillon dhe ekzekuton procese për t’i transformuar bimët e duhanit në “fabrika të prodhimeve bio”, të cilat prodhojnë me efikasitet proteina komplekse që nuk mund të prodhohen ndryshe. Kompania mund të rritë, të vjelë dhe të përpunojë deri në 3 milionë bimë duhani që prodhojnë proteinave në një cikël prodhimi, i cili zakonisht zgjat rreth gjashtë javë – krahasuar me shumë muaj duke përdorur metodat tradicionale të prodhimeve bio.

Për t’i kodifikuar përkohësisht bimët e duhanit me udhëzimet gjenetike për të prodhuar proteinat specifike të synuara, kompania përdor teknologji të licencuara dhe të patentuara. Bimët rriten në një mjedis të automatizuar, me klimë të kontrolluar i cili mund të përshtatet për të optimizuar prodhimin nga ana e tyre të një proteine me interes.

The post BAT është duke punuar mbi një vaksinë të mundshme për COVID-19, përmes filialit të saj bio-teknologjik në SHBA appeared first on Telegrafi.

Related posts:

E FUNDIT / Shënohet viktima e 22 nga koronavirusi
Ministrja: Do të riatdhesohen edhe ata që kanë humbur jetën
80% e Mjekëve të anketuar janë gati të....
Vibrant
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve. Bota sot kremton historinë, kulturën dhe identitetin rom. ...
Zagrebin sot e zgjoi tërmeti prej 5.4 ballëve. Në kohën kur institucionet kroate po luftojnë me viru...
Ja nga cili muaj do të zbatohet ligji për paga në sektorin publik
Mbi 50 shqiptarë humbën betejën nga koronavirusi në SHBA
Në ditën botërore të gruas shuhet një grua, një nënë dhe një mjeke
Ja në cilin vend u hap Spitali më i madh në Evropë
Kërkesa të shumta për shërim jashtë vendit
Nuk burgosen doktorët, o të mjerë!
Shtohet numri i të shëruarve, deri tani në Kosovë, konfirmohen 23 të shëruar me Covid-19 Ka arritur ...
Çka është Mitra?
Kur prindërit e fëmijës nuk insistojnë në injeksione dhe pranojnë trajtimin tonë
Kush veç Mjekëve?
Shqetësuese: Kirurgut i vendosin tritol në makinë
Qeveria austriake me udhëzime në gjuhën shqipe: rruga jonë drejt rikthimit
Mjekët apel prindërve: Mbani fëmijët larg telefonit!
Koronavirusi, mjeku Vargu: Ka diçka të ndryshme, nuk kemi virozë normale
Shqyrtimi i Ligjit për paga mund të zgjasë me muaj
Ja cilat janë ushqimet që shërojnë migrenën
Verbal
Një fotografi me një mesazh për të gjithë kundër vaksinimit
Verteks
8 ekzaminime mjekësore që çdo grua duhet t’i bëjë pas moshës 40 vjeç
Studentja e mjekësisë viktimë e tërmetit
2 mjekë për 200 vizita në 24 orë
Katër raste me virusin AH1N1 në Kosovë
Në Maqedoninë e Veriut regjistrohen 40 raste të reja me Covid-19
Mungesë e barnave jetike për pacientët
Vampirizmi energjetik
A po i ndal Koronavirusi shkarkimet në Shëndetësi?
Ventrikulit
Lamtumirë Cigare!!!
Nëse i keni këto tri simptoma njëkohësisht, mund të keni probleme! Hulumtimet në Kinë zbulojnë fakte...
Pse në Kosovë nevojitet të promovohet motoja "Rri në shtëpi"?
Gjermanët vendosin nëse duan të jenë dhurues organesh
Rivalitet për ekskluzivitetin e vaksinës, betejë e fortë mes Gjermanisë dhe SHBA-ve
Virusët onkogjenë dhe onkolitikë!
Mjeku shqiptar, Taulant Muka zbulon terapinë për të luftuar menopauzën
Lezhë/ Shërohen infermierja dhe sanitarja të infektuara me Covid, asnjë rast i ri
Ndikimi i ndërhyrjeve estetike në jetën psikike dhe emocionale të pacientëve
Shafrani, bima “çudibërëse”
COVID-19 ICU team have a message for you. "Spread the message, NOT the Virus. Stay home, stay s...
Surgical instruments wrongly left inside a patient may not be detected for more than 6 months
Dr.Istref Plakolli: Sindroma Brugada apo Vdekja e papritur
Çka është Puna e detyruar ose e dhunshme?
Komiteti Teknik i Ekspertëve: S’gjejmë arsye të ndryshojmë strategjinë e testimeve për COVID-19
Sulmi ndaj personit zyrtar
Nderojmë sot martirizimin e shqiptarëve të pafajshëm në Lybeniq të Pejës. Armiku i ekzekutoi vetëm p...
Stop dhunës ndaj Mjekëve dhe personelit mjekësor
Urime Pashkët të gjithë besimtarëve të krishterë! Sot, besimtarët katolikë dhe protestantë në Kosovë...
"Mjekët dhe infermierët ikën në Gjermani", Rama replikon ashpër me komentuesin
Pagat nuk iu rritën, mjekët ia mësyjnë Gjermanisë
Gabimi që ka bërë Gjykata Kushtetuese në raport me Ligjin e pagave
Rebelimi i personave të privuar nga liria
Sot vizitova komunën e Fushë Kosovës, ku bisedova me kryetarin Burim Berisha dhe kolegët të tij për ...
Infektologët paralajmërojnë që coronavirusi shkakton dëmtime neurologjike, ndërkaq te disa edhe sulm...
Izraeli, superfuqi botërore në sektorin e mjekësisë dhe farmaceutikës
Dyfytyrësia e disa Portaleve dhe Gazetave ndaj Mjekëve dhe Infermierëve
Përgjegjësia e të punësuarit - Ligji i Punës
Dëgjoje shpirtin e Anton Çettës, dëgjoje Anton Qunin, Albin 😢. Njerëzit e mëdhenj i kanë fal gjaqet...
Ky është kryetari i vetëm në Kosovë që realizoj 100% të premtimeve
Kujdes, mos flini kurrë më shumë sesa 8 orë në ditë
Votat e deputetëve për amendamentet për koeficientët e punëtorëve shëndetësor
Dr.Elton Bahtiri: Halli i njeriut paralel të ditëve tona, i përshkruar me një ironi të hollë
Avokati i Popullit për Ligjin e Pagave: Kushtetuesja të ketë në konsideratë interesin e të punësuarv...
Të jesh studente e mjekësisë!
Udhëtim nga divani në 7 plazhe të mrekullueshme në botë |Revista Monitor
Ministri Uran Ismaili i ka kërkuar homologut gjerman që mos t’i marrin Mjekët nga Kosova
Sindikatat paralajmërojnë pasoja nëse nuk dalin pagat në muajin dhjetor sipas Ligjit të ri
Arsyet kryesore pse një qasje e re e Lidershipit, bazuar në të dhënat më të reja nga Neuroshkenca, ë...
Ja sa dënohet përhapja e virusit HIV
26 marsi nuk është një datë e zakonshme. Është datë që risjellë trishtim e dhembje. Na e përkujton t...
Giving TB vaccine intravenously boosts efficacy
Shpresa Rupar: Si t’i instalojmë mendimet pozitive nga fuqia e zërit të brendshëm
Veshka
Dhjetë pyetjet më të shpeshta në një intervistë pune
Manipulimi me prova
Të martën riatdhesohen 150 shtetas kosovarë nga Suedia, Finlanda e Norvegjia
A Trainer Answers: What's the Best Workout For Losing Weight?
28 foshnje, për 24 orë në QKUK
Mjekët e profesorët nuk mund ta fshehin pasurinë, detyrohen ta deklarojnë
Dr.Besnik Ibishi: Nëse keni problem në gjetjen e venave!
Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme
Lindi sa një shiringë, kjo foshnjë sfidon ‘1 milion e 1″ mundësi mbijetese
Kaq do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve
17 orë pa ndërprerje! Kardiokirurgu shqiptar realizon operacion të rrallë në Londër
Unë jam Kirurg!
Gripi i derrave: Shkaktari, simptomat, parandalimi dhe komplikimet
Alkooli dhe pasojat e tij tek të rinjtë
Afro 25 mijë familje të varura nga asistenca sociale në Kosovë, me 50 deri 150 euro në muaj!
Vazhdon avazi i vjetër: Mjekët Specializantë ankohen se nuk janë paguar
Qytetarë të nderuar, Ardhmëria e Kosovës është dhe mbetet në integrimet evropiane dhe euroatlantike....
“Parc de la Distance”, parku publik që respekton rregullat e distancimit social |Revista Monitor
Gjatë vizitës sime në veri, sot shkova edhe tek varri i Isa Boletinin, në fshatin Boletin të komunës...
Kush do kujdeset për shëndetin e shqiptarëve, mjekët emigrojnë në Gjermani!
Çka është Amniocenteza?
Haradinaj premton përkrahje për përmirësimin e kushteve në QKMF të Deçanit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kushtoni vëmendjen këtyre dy përbërësve në përbërjen e sapunit antibakterial, sepse mund të dobësojë imunitetin

Sun Apr 5 , 2020
Nga frika e infeksionit njerëzit kanë filluar të përdorin gjithfarë mjetesh për dezinfektim të duarve, mirëpo do të duhej të mendoni dy herë se me çfarë i dezinfektoni duart Është e kuptueshme që njerëzit tani po përpiqen të veprojnë kundër baktereve, por është konstatuar që mjete të caktuara antibakteriale dhe […]