Bayerni ndalet nga Werderi, vetëm një pikë për kampionët aktualë

loading...


Bayerni s’ ka arritur më shumë se një barazim ndaj Werderit.

Eggestein realizoi për mysafirët në minutën e fundit të kohës së rregullt në pjesën e parë, ndërsa Coman barazoi në minutën e 62′, që njëherit doli të ishte edhe goli i fundit i shënuar në këtë sfidë, përcjell GazetaBlic.

Vendasit u munduan që deri në fund ta gjejnë udhën drejt golit të fitores, por që s’ ia arritën qëllimit.

Djaloshi kosovar, Milot Rashica u paraqit për 90 minuta, teksa regjistroi një lojë të mirë, ani pse s’ ishte në listën e asistuesve apo të golashënuesve.

Bayerni, përkundër barazimit mbetet në krye, me një pikë më shumë se Leverkusen dhe tri sosh më tepër se Leipzig, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Werderi, momentalisht gjendet në vendin e nëntë, me 11 të arkëtuara në tetë javë.

/GazetaBlic/



Related posts