BE-ja autorizon përdorimin e vaksinës AstraZeneca për të gjithë të rriturit


BERLIN (AP) — Rregullatorët autorizuan të premten përdorimin e vaksinës së kompanisë për koronavirusin tek të rriturit në të tërë Bashkimin Evropian, mes kritikave se blloku s’ po lëviz aq shpejt sa duhet për të vaksinuar popullatën e tij.

i specialistëve të Agjencisë Evropiane të Barnave rekomandoi njëzëri që vaksina të përdoret tek moshat 18 vjeç e lart, megjithëse këtë javë u ngritën shqetësime se s’ ekzistonin të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar se vaksina funksionon tek të moshuarit dhe disa vende lanë të kuptohet se mund të mos i jepnin ato për të moshuarit.

e AstraZenekës është vaksina e tretë e COVID-19 që merr dritën jeshile nga Agjencia Evropiane e Barnave pas atyre nga kompanitë dhe Moderna. i agjencisë evropiane kërkon miratimin përfundimtar nga Evropian, një proces që u krye shpejt me vaksinat e tjera.

Disa orë më vonë, -ja dha mbështetjen e saj për përdorimin e vaksinës në të 27 vendet anëtare.

“Pres që kompania të dorëzojë 400 milionë doza siç është rënë dakord. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar vaksina për evropianët, fqinjët dhe partnerët tanë në të tërë botën, “shkroi në Twitter presidentja e Komisionit të -së, Ursula von der Leyen.

Me provat klinike që kanë treguar rreth 60% efektshmëri, vaksina duket se ofron më pak mbrojtje sesa ato të autorizuara më parë, por specialistët kanë thënë se çdo vaksinë me një normë efikasiteti mbi 50% mund të ndihmojë në ndalimin e rasteve.

Agjencia rekomandoi përdorimin e vaksinës tek të moshuarit, pavarësisht të dhënave të kufizuara në lidhje me efikasitetin e saj tek njerëzit mbi 55 vjeç, duke cituar përgjigjen e sistemit imunitar dhe përvojën me vaksinat e tjera.

“Pritet të paktën një farë mbrojtjeje,” tha Bruno Sepodes, në komisionin e specialistëve të agjencisë evropiane për barnat, të premten në një shtypi. Ai pranoi se “niveli i mbrojtjes s’ mund të vlerësohet saktë për momentin”.

Shumë vende në po përpiqen për të vaksinuar njerëzit po aq shpejt sa , Izraeli, SHBA dhe shtete të tjera, dhe shpresohej prej kohësh që vaksina e AstraZenekës të ndihmonte në përshpejtimin e gjërave në një kohë kur vendet përballen me raste të shumta në një që u ka marë jetën më shumë se 400,000 njerëzve në bllok.

BE-ja vari shumë shpresa tek kjo vaksinë, e cila është më e lirë dhe më e lehtë për tu administruar se disa vaksina të tjera, duke porositur 300 milionë doza që do të shpërndahen pas autorizimit dhe mundësinë për të blerë 100 milionë doza të tjera.

FILE - The headquarters building of the European Medicines Agency, EMA, in London, July 28, 2017.

FILE – The headquarters building of the European Medicines Agency, EMA, in London, July 28, 2017.

“Asnjë prej tyre s’ është një shkop magjik më vete, por së bashku ato ofrojnë mjete dhe mundësi për të parandaluar aspekte të ndryshme të sëmundjes,” tha Emer Cooke, drejtuese e agjencisë evropiane të barnave.

e AstraZenekës është autorizuar për përdorim tek të gjithë të rriturit në vendet e tjera, edhe pse vetëm 12% e pjesëmarrësve në provat e saj klinike ishin mbi 55 vjeç dhe ata u regjistruan më vonë, kështu që s’ ka pasur kohë të mjaftueshme për të marrë rezultate.

i agjencisë evropiane autorizon vaksinën e AstraZenekas që do të përdoret në të gjitha vendet e bllokut, por vendet individuale mund të vendosin vetë se si dhe kujt do t’ia japin dozat që marrin.

Lituania, për shembull, s’ do të përdorë vaksinën tek të moshuarit, tha zëvendës Ministrja e Shëndetësisë Zivile Simonaityte. s’ është e qartë se cilat grupmosha do të vaksinohen, por zonja Simonaityte vuri në dukje se provat klinike tek njerëzit 55 vjeç e lart s’ ishin “të mjaftueshme”.

mund të ndjekë një rrugë të ngjashme. Komisioni i pavarur këshillues për vaksinat rekomandoi të premten që vaksina t’u jepet vetëm njerëzve nën moshën 65 vjeç. Vendimi përfundimtar mbetet të merret nga qeveria, por ka të ngjarë që ajo të ndjekë këtë këshillë.

Thomas Mertens, kreu i komitetit këshillimor gjerman, tha se miratimi i përgjithshëm nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë ishte “mjegullues” në dritën e të dhënave të siguruara nga por që ai dhe kolegët e tij do të zbatonin rekomandimin e saj Vetëm po të paraqiten të dhëna të tjera.

Zoti Mertens theksoi se specialistët gjermanë ishin kryesisht të shqetësuar për të dhënat klinike të siguruara nga kompania deri më tani.

“Studimi i AstraZeneca-s ishte në përgjithësi i i paorganizuar”, tha ai.

Julian Tang, virolog në Universitetin e Lesterit, tha se vendimi gjerman për të kufizuar përdorimin e vaksinës, duke injektuar vetëm të rinjtë do t’i bënte më të pambrojtur të moshuarit nga Covid-19 dhe një pjesë e tyre do të rrezikonin të vdisnin pa nevojë.

një kosto të jashtëzakonshme për këtë”, tha ai. “Kjo do të thotë që ju s’ do të përdorni një vaksinë që e keni në disponim për të mbrojtur njerëzit më të rrezikuar nga virusi.”

Zoti Tang e përshkroi autorizimin e Agjencisë Evropiane të Mjekësisë të premten si “vendimi më i mirë në situatën aktuale, ku BE-ja ka nevojë të dëshpëruar për një vaksinë që mund të përdoret”.

Agjencia analizoi katër prova në Britani, Brazil dhe Afrikën e Jugut dhe tha se studimi vërtetoi se vaksina ishte rreth 60 për qind efektive duke ulur numrin e njerëzve që mund të infektohen. Provat akoma s’ kanë treguar Vetëm po të vaksina mund të ndalë transmetimin e sëmundjes.

studim i veçantë që po teston vaksinën AstraZeneca në Shtetet e Bashkuara është akoma në process e sipër.

ndërsa BE-ja po përballet me vështirësi në shpërndarjen e vaksinës, politikanët ia kanë hedhur fajin për këto probleme furnizimit, por edhe faktorëve të tjerë, si me dokumentacionet dhe planifikimit të dobët. Bashkimi Evropian ka sulmuar veçanërisht kompaninë AstraZeneca pasi prodhuesi i ilaçeve tha se do të dërgonte më pak vaksina nga sa kishte parashikuar fillimisht. Shqetësimet në lidhje me furnizimet në BE, një rajon me rreth 450 milionë banorë, i ka thelluar edhe kompania Moderna, e cila u ka thënë vendeve të këtij rajoni, duke përfshirë Italinë dhe Danimarkën, se ajo do të shpërndante më pak vaksina nga sa pritej fillimisht.

Ministri gjerman i shëndetësisë tha se ai e kuptonte që shumë njerëz po prisnin me padurim vaksinën, por paralajmëroi se “disa javë të vështira të mungesës së vaksinës akoma do të qëndrojnë para nesh”.

Dy prodhues të tjerë të vaksinave gjithashtu njoftuan kohët e fundit rezultatet e provave të tyre klinike. Novavax njoftoi këtë javë se vaksina e saj është 89 përqind efektive bazuar në rezultatet paraprake, ndërsa Johnson & Johnson tha se vaksina e saj e shumëpritur që jepet me vetëm një dozë ishte 66 përqind efektive në parandalimin e koronavirusit. Vetëm po të këto vaksina marrin miratimin për përdorim urgjent, kjo do të ndihmonte në zbutjen e presionit në lidhje me kërkesat e mëdha në për dozat e kufizuara të vaksinave aktualisht në dispozicion.

Autorizimi i vaksinës AstraZeneca vjen në mes të një mosmarrëveshje të ashpër midis prodhuesit të ilaçeve dhe Bashkimit Evropian pasi kompania tha se do të ulte ndjeshëm dërgesat fillestare nga 80 milionë doza në vetëm 31 milionë. BE gjithashtu paraqiti rregulla më të rrepta për eksportet e vaksinave kundër Covid-19 që mund të ndikojnë në eksportin e vaksinave në vendet si e Madhe.

Vaksina e kompanisë AstraZeneca është autorizuar tashmë për përdorim në më shumë se 40 vende, përfshirë Britaninë, Indinë, Argjentinën dhe Meksikën. Organizata Botërore e Shëndetësisë është gjithashtu duke e shqyrtuar atë dhe një rekomandim nga kjo agjenci e OKB-së do të lejonte blerjen dhe shpërndarjen e saj në vendet në zhvillim me anë të programit global të shpërndarjes së vaksinave, të njohur si COVAX.

Postime të ngjashme