”BE-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër koronavirusit”

loading...


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme është takuar me shefin e Zyrës BE-së, Tomas Szunyog.

“Është më se e nevojshme dhe e domosdoshme ndihma e mëtejme e shteteve të BE-së për sistemin shëndetësor por edhe në menaxhimin sa më efikas të pandemisë. Mora konfirmimin nga ambasadori Szunyog se BE-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër virusit. Ne do të jemi të përkushtuar si shtetet evropiane që ta luftojmë me tërë mundësinë edhe përhapjen e tij. Ndihma e BE-së, është shumë e rëndësishme. Gjatë 20 vjetëve të fundit, BE-ja ka investuar mbi 2.5 miliardë euro në të gjitha fushat dhe veprimtaritë shoqërore dhe institucionale të Kosovës. Gjatë pandemisë BE-ja na ka ndihmuar me 5 milionë euro me pajisje të nevojshme mjekësore”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Related posts