BE sqaron Lajçakun- Me kusht që e kërkon marrëveshja ndërkombëtare Kushtetuta duhet të ndërrohet si në Kosovë dhe Serbi


loading...

Zyra e Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i BE-së në një përgjigje me shkrim për KALLXO.com ka thënë se Me kusht që marrëveshja ndërkombëtare e kërkon ndryshimin e Kushtetutës, ajo duhet të ndryshohet dhe kjo vlen si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

Nabila Massrali nga kjo zyre ka thënë këtë duke iu referuar deklaratës së të deleguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav  Lajçak.

“Askush s’ ka thënë se kjo është e pamundur, Kushtetuta s’ është Bibël. Me kusht që merremi vesh për gjëra serioze, atëherë natyrisht se kjo duhet të reflektohet edhe në Kushtetutë kishte thënë Lajçak.

Lidhur me këtë, nga zyra e Borell kanë thënë se Lajçaku thjesht kishte shpjeguar si funksionojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Z.Lajçak ka shpjeguar se çfarë ndodh kur arrini një marrëveshje ndërkombëtare.Kur të arrini një marrëveshje ndërkombëtare, rregullimet e nevojshme ligjore duhet të merren nga qeveria, duke përfshirë nivelin kushtetues, në mënyrë që të integrojnë atë në rendin e brendshëm ligjor dhe kushtetues. Kjo vlen si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, thuhet në përgjigje.

Lajçak kërkon ndryshime në Kushtetutë për Asociacionin

 

 



loading...