Bekim Haxhiu reagon pasi Arbërie Nagavci i drejtohet si ‘Kamishi’

loading...

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci në seancën e sotme iu drejtua deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu me nofkën “Kamishi”.

 

“Faleminderit zotëri Kamishi. Regjia deputeti Kamishi kundër replikë një minut”, tha ajo, pasi deputeti përfundoi fjalën në emër të grupit parlamentar në sencën e sotme të legjisativit për menaxhimin e pandemisë.

kurse deputeti Haxhiu tha se për të në Kuvend është deputeti Haxhiu.

“E nderuar nënkryetare unë për ty jam Bekim Haxhiu edhe pse nofkën Kamishi e kam mbajt me respekt dhe e baj, e kam kriju me mund, me gjak edhe me djerë. Krenar për nofkën që kam mbajt gjatë luftës, por në parlament për juve jam zotni Bekim Haxhiu, deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës”, tha ai.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *