Bekim Haxhiu vozit veturë 33 mijë eurosh

loading...

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët një shtëpi 220 metra katrorë të trashëguar në vitin 2006, në vlerë 120 mijë euro.

Një tokë 20 ari të tashëguar në vitin 2005 në pronësi të përbashkët në vlerë 150 mijë euro.

Një tjetër tokë 3 hektarë, po ashtu të trashëguar që nga viti 1982, në vlerë 100 mijë euro.

Dhe një lokal 138 metra katrorë, të blerë me kredi, shitjen e makinës dhe borgj, në vitin 2017, në pronësi të përbashkët në vlerë 45 mijë e 820 euro.

Haxhiu ka deklaruar një veturë të tipit ‘Mercedss E220’ të përfituar me ‘ndrrim’ në vitin 2019, në vlerë 33 mijë euro. Dhe ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes një ‘Mercedes B180’, të blerë me kredi në vitin 2018, në vlerë 13 mijë e 800 euro.

Haxhiu ka deklaruar se ka para të gatshme 4 mijë e 573 euro. kurse në emër të bashkëshortes ka deklaruar 3,902 euro dhe në emër të fëmijëve ka deklaruar 5,582 euro.

Ai po ashtu ka deklaruar se e ka një kredi në vlerë 15 mijë, të marrë për blerjen e lokalit.

Sa i përket të hyrave, Bekim Haxhiu ka deklaruar pagën vjetore që e merr nga Kuvendi, 16 mijë e 489 euro, beneficion invalidor të UÇK-së 3,825 euro. Pagë nga QKUK 2,901 si fizioterapeut, por që ky post i është ngrirë, pasi ka marrë postin e deputetit. Një pagë tjetër prej 5,218 nga ‘Kolegji Rezonanca’ dhe mëditjet nga udhëtimet dhe komisionet, 579 euro.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *