Belul Beqaj jep dy skenarë për situatën politike: Po qe se vendi shkon në zgjedhje, Vetëvendosje del fituese

loading...


Analisti politik, Belul Beqaj konsideron se ekzistojnë dy skenare që mund të ndiqen nga skena politike në situatën që ndodhet sot.

Sipas Beqajt skenari i parë është ai i mentalitetit të shtetit të kapur.

Kjo do të thoshte marrëveshje koalicioni për mbijetesë dhe zhvatje të pushtetit.

“Mund të ndodhin dy skenarë. Skenari i cili përcjellë mentalitetin e shtetit të kapur , të partive të cilat janë sinonim për shtetin e kapur. Që nënkupton, marrëveshjen e koalicionit për të mbijetuar sa më gjatë që të jetë e mundur. Për ta zhvatur më shumë pushtetit dhe për t’i ruajtur pozitat priviligjuese të cilat i kanë krijuar me vite të tëra”, deklaroi Beqaj për Gazeta Blic.

Ky skenar sipas Beqaj është më i mundshëm të ndodhë për shkak të mentalitetit të deri tanishëm.

Po qe se ndodhë kjo, Beqaj thotë se do destabilizojë vendin e do ndisë protesta.

Përfundimi për ata që janë kundër reformave do ishte i kobshëm.

“s’ përjashtohet ky skenar, është më pranë mentalitetit të deri tanishëm, por është skenari më i rrezikshëm për ata që besojnë që ky skenar është gjojase shpëtim për ta dhe me instancën e fundit do ta  destabilizojnë situatën, do të nxisin protesta dhe pakënaqësinë e shtresuar ndër vite dhe epilogu përfundimtar do jetë shumë i kobshëm për ata që s’ janë të gatshëm për reforma të brendshme , të cilat do ishin zgjidhje më racionale në këtë moment”, shtoi Beqaj për Gazeta Blic.

Skenari tjetër është më racional sipas Beqajt.

Ky skenar do sillte marrëveshje për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, një datë për dhe reforma të brendshme.

Por Beqaj konsideron se pavarësisht të gjithave po duket se Vetëvendosja do fitoj në .

Në rast të shkuarjes me skenarin e parë, atëherë sipas tij Vetëvendosja do jetë fitues absolut.

“Skenari i dytë është gatishmëria e të gjithve për të kuptuar seriozitetin e situatës dhe në kuadër të saj për të arritur marrëveshje për aprovimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, për datën e zgjedhjeve, për reformat e brendshme duke përfshirë dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit në të ardhmen dhe të mirren vesh që në mënyrë racionale të shkohet në zgjedhje. Gjithsesi, në këto zgjedhjet e ardhshme fitues do jetë Vetëvendosja, në bazë të asaj që po shihet sot. Por Po qe se shkohet me skenarin e parë, fitues absolut do jetë Vetëvendosja, andaj është më mirë me u përcjellë skenari i dytë që është më racional”, përfundoi Beqaj për Gazeta Blic. 



Postime të ngjashme