Bëri 7 operacione pa pushim dhe e zuri gjumi, kirurgu përshëndetet si hero



Një kirurg është bërë i njohur në Kinë pasi ka kryer shtatë operacione pa pushim për t’u siguruar që pacientët e tij mund të merrnin trajtim në kohë.
Një foto e tij duke fjetur, i mbështetur pas një dere, është bërë virale në rrjet ndërsa një numër i madh komentuesish e kanë përshëndetur si hero.
Por mjeku, i quajtur Dai Yu, qëndroi deri në fund i përulur. Ai u tha gazetarëve se ishte detyra e tij të ofronte kujdesin më të mirë për pacientët e tij.
Dr Dai është zv / drejtori në Departamentin Ortopedik të Spitalit Qendror Longgang në Shenzhen të Kinës jugore.
Fotografia është bërë nga një prej kolegëve të tij.
Shih edhe:  Gjermani: gabimet e mjekëve shkaktojnë 20 mijë vdekje në vit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *