Bërvenica me mjek amë pas pesë vitesh

Në Bërvenicë të Tetovës pas pesë viteve filloi me punë ordinanca dhe do të ketë mjek amë për banorët e këtij vendi. Në hapjen e ordinancës mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
“Ordinanca ka marrëveshje pune me Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Rëndësia është e madhe sepse pas pesë vjetësh do të ketë mjek amë këtu dhe nuk do të ketë nevojë të shkojnë në Tetovë. Kjo do të sigurojë nevojat e popullatës në Bërvenicë dhe Sedllarcë të Poshtme ku jetojnë afër pesë mijë njerëz”, tha ministri Venko Filipce gjatë vizitës së djeshme në rajonin e Tetovës.
Në ordinancë do të punojnë mjek të mjekësisë së përgjithshme dhe dy infermiere. Do të ketë mundësi për servis patronazhi dhe imunizim.
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *