Dr. Besim Morina, ka lindur me 19.02.1981 në Ratkoc të Rahovecit. Ka përfunduar Shkollen e Mesme të Mjekësisë Luciano Motroni ne Prizren, kurse ne vitin 2006 diplomon në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.
Specializimin e Mjekësisë Interne e ka përfunduar në vitin 2013, kurse pas dy vitesh ka subspecializuar në Pulmologji.
Që nga viti 2014 punon si Specialist në Klinikën e Pulmologjiseë në Qendren Klinike Universitare të Kosoëes. Poashtu, ai nga viti 2007 është edhe pjesë e Fakultetit të Mjekësisë, ku vazhdon punën si Asistent në katerdrën e Mjekësisë Interne.
Është në përfundim të studimeve të Doktoratës.
Dr.Besim Morina është pjesëmarrës i rregullt i konferencave dhe tubimeve profesionale, ai është autor i disa punimeve shkencore në revistat ndërkombëtare.
Dr.Besim Morina ka kryer një numer të konsiderueshëm të trajnimeve profesionale, veҫanërisgt në fushën e bronkoskopisë, testeve funksionale pulmonare si dhe ekografisë së toraksit.
Është pjesë e kabinetit të Bronkoskopisë dhe Ekografisë në Klinikën e Pulmologjisë.
Është i martuar dhe jeton në Prishtinë.