Bie numri i rasteve aktive në komunën e Gjilanit

loading...


Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 ka mbajtur mbledhjen e radhës për vlerësimin e gjendjes me virusin në këtë komunë, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli.

Ismajli u shpreh se gjendja epidemiologjike është akoma e rëndë, por lajmi i mirë është se numri i infeksioneve është ulur ditëve të fundit.

Aktualisht janë 256 raste aktive me koronavirus në Gjilan, shifër kjo më e ulët sesa më parë, ku ishin mbi 500 të infektuar aktivë.

Sidoqoftë, Ismajli kërkoi nga qytetarët që t’u përmbahen masave kundër COVID-19 që janë në përputhje me rekomandimet e OBSh.

Gjendja e përgjithshme e Gjilanit e përballjes me pandeminë që prej 13 marsit është si vijon: nga 7246 testime, 2850 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 2500 të shëruar, 85 të vdekur, 265 raste aktive, 56 të konfirmuar me COVID në hospitalizim dhe 120 mostra në pritje. /familjajone

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *