Bie poshtë miti se stërvitja ditore 30-minutëshe është për të gjithë njerëzit

[ad_1]

Këshillat e vjetra prej dekadash për të ushtruar për 30 minuta në ditë mund të mos jenë më efikase për të gjithë sipas një studimi nga studiuesit në Universitetin “Glasgow Caledonian”.

Në studim u zbulua se qëndrimi ulur shumë gjatë mund të “zhbëjë” përfitimet e ushtrimeve fizike.

Studimi katër vjeçar, i botuar në British Journal of Sports Medicine, analizoi të dhënat nga gjashtë studime të mëparshme, duke përfshirë më shumë se 130,000 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar, Amerikë dhe Suedi.

Studiuesit zbuluan se rekomandimi aktual i 30 minutave stërvitje uli shanset e vdekjes së hershme deri në 80% për disa, për ata që rrinë ulur për më pak se shtatë orë.

ndërsa individët që qëndruan më shumë se 11 deri 12 orë në ditë kishin të njëjtin rrezik vdekje si më parë, edhe pse bëni stërvitje.

Studimi arriti në përfundimin se kombinimi më i mirë i aktiviteteve për të zvogëluar shanset e vdekjes së hershme me 30% ishte të bësh tre minuta ushtrim të moderuar ose 12 minuta aktivitet të lehtë fizik, për çdo orë të ditës së kaluar ulur.

Sebastien Chastin, një nga studiuesit tha se “formula” e re do t’i ndihmonte njerëzit të bënin një “jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme”.

“Orët e mbetura duhet të kalohen në përgjithësi duke lëvizur sa më shumë që të mundeni dhe të bëni një gjumë të mirë. Ky ‘koktej’ i ri, ose formula e thjeshtë është ideali dhe përmirëson shëndetin”, tregon ai.

Ai thotë se ky është studimi më i madh në botë për formulën më të mirë të aktivitetit për një jetë më të gjatë dhe mbrojtje ndaj shëndetit.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se kishte kombinime të shumta të aktiviteteve të lidhura me një ulje prej 30% të shanseve të një vdekjeje të hershme.

Bashkëautorja Keith Diaz, nga Universiteti i Columbia, shtoi se mund të jetë më e rëndësishme të përdorni një kombinim të lëvizjeve që përfshijnë ushtrime dhe aktivitete të lehta për të zëvendësuar kohën që kaloni ulur.

“Për dekada, ne u kemi thënë njerëzve se mënyra për të qenë të shëndetshëm është të bëni të paktën 30 minuta ushtrime pesë ditë në javë” por kjo tani bie poshtë meqenëqë 30 minuta janë vetëm 2% të ditës kështu që duhen më shumë ushtrime dhe sa më pak kohë ulur./BBC

 

e.r/dita

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!