Biznesmeni Andon Dhima reagon publikisht dhe akuzon për atentatin politikanin


loading...

Biznesmeni Andon Dhima ka reaguar publikisht për atentatin e organizuar ndaj tij, ku fatmirësisht ai shpëtoi pasi vajza e tij e priti për të hyrë së bashku në ashensor. Biznesmeni, duke publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, shkruan:

Te nderuar te aferm, miq dhe shoke. Ju falenderoj nga zemra per kurajon dhe mbeshtetjen ne keto momente te veshtira per mua dhe familjen time.
Nje atentat i deshtuar dhe dora e Zotit bene qe te jemi bashke pas nje ngjarjeje akoma te pabesueshme.
Po e shkruaj publikisht ate qe ju kam thene oficereve te policise gjyqesore mbi dyshimet e mia.
Une s’ kam asnje perplasje dhe konflikt me askend ne kete bote dhe ata qe me njohin e dine mire kete gje.
Dyshimet e mia jane vetem tek nje emer dhe nje person te cilin e kam denoncuar publikisht.
Ai quhet Ben Blushi nje nga ish miqte e mi, qe prej kohesh po ben gjithcka per te me grabitur pronat.
Cdo denoncim ndaj tij e kam bere ne organet e drejtesise dhe ambasaden e SHBA-ve.
Ne rast se preket nje qime floku e femijeve te mi apo sulmohem une pas ketyre sulmeve une dyshoj vetem tek nje emer BEN BLUSHI.
Kete e kam thene ne polici po e them edhe publikisht.
Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen qe me jepni pas kesaj ngjarjeje ku jeta e njeriut duket se kushton vetem 5 sekonda.
Nje falenderim te vecante per te gjitha mediat qe po denoncojne kete rast dhe s’ po heshtin.
Me respekt Andoni.

VIDEO



loading...