Bledar Devolli trajner i Drenicës

loading...


Klubi i futbollit Drenica, ka njoftuar se Bledar Devolli është trajneri i ri i kësaj skuadre.

KF Drenica ka njoftuar me anë të faqes zyrtare në Facebook, për zyrtarizimin e trajnerit nga Gjirokastra.

Devolli është trajner 42-vjeçar ndërsa më herët ka qenë në futbollin kosovar në skuadrën e KEK-ut, ndërsa në Shqipëri ka udhëhequr Lutfëtarin, Bylisin, Kamzën, Kastriotin, Tomorin e të tjera.

Bledar Devolli vjen si zëvendësues i Fadil Ramës, i cili dha dorëheqje nga Drenica të shtunën pas humbjes nga Drita.



Related posts