Blerta Hamolli, mjekja heroinë e Urgjencës së Spitalit Ushtarak



Nga Rudina Kela
Një natë përfundova te Urgjenca e Spitalit Ushtarak. Hymë brenda, normal të shqetësuar duke kërkuar me sy karrigen me rrota dhe mjekun gjithashtu, aty tmerr.
Një sallë që më shumë i ngjante një beteje lufte. Makina policie jashtë, të rinj të irrituar, duket që vinin nga lokalet e natës, meso burra duke bërtitur, garza me gjak, infermierët që nxitonin, lëvizje kaotike.
Para nesh një djalë që rënkonte nga dhimbja e krahut (Djali me shokë shumë). Shoh në hije një vajzë me përparëse të bardhë. Flokët e mbledhura, e thjeshtë, trupvogël, kokën ulur e me zë të butë, i jepte drejtim kasaphanës aty.
Pa grafinë e djalit dhe me 2 lëvizje, si me magji, krahu shkoi në vend. U kthye nga unë, me sytë e lodhur tha; Rudina? Po, iu përgjigja.
Jam Blerta, më tha. Ohhhhh…u kujtova. Mjekja heroine ishte ish-komshija ime. Vajzë punëtorësh, që jeton me qira, por që arriti të bëhej mjeke. Më fal, me tha, që më sheh kështu, në këtë gjendje, por kam 24 orë në punë.
Me ç’kuptova e kishte fjalën se ishte me flokë jo të krehura në parukeri, pa tualet, pa thonj të gjatë, pa parfum.
E perqafova dhe i putha duart.
Je heroinë Blerta! Heroinë e re në moshë.
Krahun ia futi në vend të fortëve që s’kanë ku çojnë paratë, zihen duke mbajtur pranë vetes jo vajza si Blerta, se Blerta ka vizion tjetër.
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *