Bllokohen për disa orë kosovarët në kufi me Hungarinë

loading...

E Mërkurë, 2 Shtator 2020 – 20:15
albinfo.ch

Kosovarë të shumtë, të cilët ishin nisur drejt Gjermanisë, janë detyruar të presin për më shumë se tri orë sot në kufirin e shtetit të Hungarisë.

E gjithë kjo pasi udhëtarëve, të cilët ishin në autobus, iu është dashur të dalin jashtë që t’u kontrollohen të gjitha torbat që kishin me vete, raporton Rtk, përcjell albinfo.ch.

Qytetarë të cilët ndodheshin në vendin e dukurisë kanë bërë të ditur se udhëtarët, të cilët kishin me vete më shumë se dy paketime me cigare, iu është dashur të paguajnë nga 100 euro.

“Duhan, speca turshi, suxhuk”, e shumë produkte të tjera, të cilat i kishin marrë me vete në udhën drejt Gjermanisë, u janë hedhur nëpër kontejnerë.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *