Skip to toolbar

Bregu i Diellit pa ujë edhe pas sanimit të defektit në gypin e ujit që vjen nga Liqeni i Badovcit


loading...

Kompania rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’, sot gjatë ditës kishte  njoftuar se kishte  rregulluar defektin në gypin që sjell ujin nga Badovci në rezervuarin e Mirditës.

Ujësjellësi përmes një postimi kishte thënë se pas rregullimit të këtij defekti zonave të prekura  nga ndërpreja e ujit do t’i rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm.

Por, një banor i lagjes “Bregu i Diellit” tha për KALLXO.com se kjo lagje akoma s’ është duke u furnizuar me ujë të pijshëm.

KALLXO.com u mundua të kontaktojë zëdhënësen e Ujësjellësit, Arjeta Mjekun, por s’ arriti të marrë përgjigje.

Sot gjatë ditës Ujësjellësi njoftoi për ndërprerje të ujit nga ora 14:00 në Graçanicë, Hajvali, Matiçan, Veternik, dhe zona qendër e lagjes Bregu i Diellit si shkak i punimeve për sanimin e defektit në gypin e qelikut të Badovcit.



loading...