Sun. Jun 26th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Poezi

Poezi,Agim Jerliu

Bukë e krip dhe zemër për miqtë

Shtëpia jonë nuk ishte fare e mobiluar
Madje as dyer e dritare jo krejt komplet
Shtroja dhe mbuloja me pej të harrnuar
N’vend guzhines në dhomë kishim shporet.

Shpesh herë s’kishim as n’magje miell
Por për miq e dashamirë sofren kem shruar
Të pakten pak bukë elbi pasul ja gjellë
Aq kishim po me zemër i kemi nderuar.

Bukë e krip e zemër për miq dashamirë
I pritnin te porta oborrit i merrnin n’gryk
Ju bëhej zemra mal kur të shihnin mirë
Ishin kohëra të tjera kishte nderë e ftyrë.

Kështu ishte ajo kohë e krejt ndryshe sot
Secili ka më shumë por n’mendje t’uritur
Pa termin s’ta hapë derën as s’të njeh dot
Interesi e paraja shumicen i kanë laithitur.

Agim Jerliu,Siegburg 09.03.2019
Nga libri I’m,,Dritësime Poetike “

You cannot copy content of this page