Bullgaria në prag të krizës shëndetësore, mjekët dhe infermierët synojnë Gjermaninë dhe Austrinë

Bullgaria është në prag të një krize në sektorin e shëndetësisë, pasiqë mijëra mjekë dhe infermierë po largohen nga vendi për një pagë më të mirë në Evropën Perëndimore.
Tre nga katër studentë bullgarë të mjekësisë, thonë se po përpiqen të largohen nga vendi i tyre. Destinacioni kryesor është Gjermania, Austria dhe vendet Skandinave.
Bashkimi Evropian i ka dhënë Bullgarisë fonde shtesë për të përmirësuar infrastrukturën shëndetësore, por kjo nuk ka ndihmuar për zgjidhjen e krizës.  
Rezultati është se sistemit shëndetësore po vuan, ndërsa pacientët lihen pa shërbime kryesore.
Kristina Mancheva, një nga doktorët e shërbimit të urgjencës, thotë se ka marrë vendim për të qëndruar në vendin e saj. Ajo tregon se, që kur ishte 12 vjeçe dëshironte që të bëhej mjeke por tani po gjen një situatë sfiduese.
“Problemi kryesor është mungesë e stafit mjekësor, kudo, por sidomos në shërimin e urgjencës. Punojmë me staf të përgjysmuar”, shprehet ajo.
Vjeshtën e kaluar, punonjësit e shëndetësisë në Bullgari dolën në rrugë për të protestuar. Ata kërkonin që paga minimale për infermierët të ishte 460 euro, ndërsa për doktorët të paktën 600 euro.
Qeveria pati premtuar se do të jepte 100 milionë euro për shërbimin mjekësor, ku pjesa më e madhe do të shkonte për rritjen e pagave.
Por problemi nuk lidhet vetëm me mungesën e stafit. Bullgaria po plaket dhe nevojat mjekësore janë në rritje.
OKB përllogarit se, popullsia e Bullgarisë do të tkurret me 23% deri në vitin 2050. Vetëm Gjermania ka “importuar” më shumë se 50 mijë doktorë nga jashtë.
loading...