Burnout Sindromi te Kirurgët e Përgjithshëm të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

loading...

Shkruan: Dr. Preveza Abrashi – Kirurge

Fragmente nga nje punim I imi I prezentuar per pasojat e renda ne shendet te kirurgeve te cilet jane te obliguar ne orare te stergjata te punes dhe stress kontinual

BURNOUT  SINDROMI  TE  KIRURGET e PERGJITHSHEM
të  QENDRES KLINIKE  UNIVERSITARE  të KOSOVES

Ky është një studim inicial për Burnout sindromin te kirurgët e përgjithshëm të Qendrës Klinike Universirare të Kosoves. Termi “burnout” është përdore herën e parë para 25 vitesh
nga psikoanalisti Amerikan Freudenberger, ku në menyrë shkencore është bërë pershkrimi I “thyerjes”  fizike dhe psiqike te profesionet që performojnë në orare të gjata dhe nën stres
afatgjatë

Në Klinikën e Kirurgjise Abdominale janë 33 kirurgë te pergjithshem, me mbi njëmijë operacione elektive, mbi njëmije operacione emergjente, ku bëjne pjesë traumat më të renda të vendit tonë, mbi  katerqind operacione laparaskopike dhe një numer ekstrem i madh kontrollash dhe intervenimesh të vogla kirurgjike. Ata përballen përveq me kushtet e keqia të punës në Qendren tonë, me orare të gjata dhe pune nate,  pune me shumë stres dhe pergjegjësi të madhe, lodhje kronike gjer në rraskapitje.
Këtu do të përmenden në pika të shkurta simptomet, faktorët e riskut dhe mundësitë e prvenimit dhe trajtimt të këtij sindromi me pasoja të rënda për shendetin dhe profilin intelektual e njerzorë të kirurgëve
Trajtimi serioz i kesaj dukurie është me interes jetik social për shoqerinë tone.
Specializimi i kirurgjise si dhe ushtrimi i kesaj detyre janë punë e rëndë me përpjekje shume stresuese

Kirurgët e përgjithshëm janë pjesë grupit të degëve kirurgjike të cilët punojnë shumë, punojnë me
orare të gjata, ballafaqohen rregullisht me situatat e rënda të jetës dhe vdekjës së pacientëve të
tyre duke bërë sakrifica substanciale personale gjatë praktikës në fushën e tyre.
Këto atribute të praktikës kirurgjike, së bashku me vështirësitë dhe kohëzgjatjen e shkollimit,
specializimit dhe trajnimit të ketij profesioni, tërheqin individë me një karakter dhe vendosmëri të
veçantë. Këta individë i permbahen një kodi të pashkruar por edhe të nënkuptuar të rregullave si
dhe normave dhe pritjeve të larta morale.

Ky kod përfshin ardhjen heret në punë dhe qëndrimin gjer vonë, punën e natës dhe orare afat gjata, orare gjate fundjavëve, duke kryer një vëllim të madhë procedurash, duke plotësuar afate të shumëfishta, duke mos u ankuar kurrë dhe duke mbajtur emocionet ose problemet personale jasht
nga angazhimet në punë. Ky lloj orari mund të çojë në kundërproduktivitet në raport me punën me
pacientët ose madje edhe sjellje vetë-shkatërruese që mund të ndikojnë edhe në kujdesin per vetën dhe pacientin.
Stresi afatgjatë te kirurgët mund të ketë seriozitet në manifestime duke përfshirë ankthin, depresionin, çrregullimet e gjumit, apatine, rritjen e ndjenjes së vetmisë, shfaqjen e dhimbjeve somatike, veshtërsi në koncentrim, ndikon në rritjen marrëdhënieve ndërpersonale të thyera dhe mund të rritë numrin e divorceve te të martuarit, alkoolizmin, abuzimin e substancave narkotike, dhe në rastet më të rënda vetëvrasjet

Për fat të keq, shumë nga këto probleme janë më të përhapura në mesin e kirurgëve dhe mjekëve në krahasim me ata të cilët praktikojnë disa profesione të tjera.
Stresi afatgjatë te kirurgët mund të ketë seriozitet në manifestime duke
përfshirë ankthin, depresionin, çrregullimet e gjumit, apatine, rritjen e ndjenjes së vetmisë, shfaqjen e dhimbjeve somatike, veshtërsi në koncentrim, ndikon në rritjen marrëdhënieve ndërpersonale të thyera dhe mund të rritë numrin e divorceve te të martuarit, alkoolizmin, abuzimin e substancave narkotike, dhe në rastet më të rënda vetëvrasjet

Për fat të keq, shumë nga këto probleme janë më të përhapura në mesin e kirurgëve dhe mjekëve në krahasim me ata të cilët praktikojnë disa profesione të tjera…..

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *