Çaji është kurues dhe qetësues. Por a e dinit që përmban edhe nikotinë?

loading...


Gjithçka që duhet të dini për çajin dhe nikotinën

Nikotina është një substancë që edhe pse s’ është tërësisht e padëmshme, s’ është e aq rrezikshme sesa mendohet gjerësisht. Ajo krijon varësi dhe gjendet në disa bimë, të tilla si duhani, por gjithashtu dhe në , dhe çaj.

Pavarësisht se është e pranishme në çaj, ajo absorbohet ndryshe nga nikotina në . e çajit, së bashku me disa fruta dhe perime të tjera si patatet dhe domatet, përmbajnë nikotinë, por në nivele të vogla.

Studimet vërejnë se çaji i zi, jeshil dhe oolong, përfshirë varietetet e ndryshme, mund të përmbajnë deri në 0.7 mcg nikotinë për 1/2 lugë gjelle (1 gram) të peshës së thatë. Për më tepër, një studim zbuloi se përgatitja e çajit për 5 minuta lëshon në pije vetëm gjysmën e sasisë së nikotinës që gjendet në çaj të thatë.

Nikotina në çaj absorbohet ndryshe nga nikotina në cigare dhe produkte të tjera të duhanit, pasi ajo përthithet me anë të traktit tretës. Ky proces mund të zgjasë disa orë në varësi të sasisë që pini, pasi duhen afërsisht 45 minuta që 1 filxhan (240 ml) lëng të kalojë nga stomaku në zorrën e hollë.

Nikotina në absorbohet me anë të mushkërive, kjo rrugë e çon nikotinën në pothuajse menjëherë, brenda 10-20 sekondave nga thithja, por gjithsesi dhe në këtë mënyrë nikotina s’ është shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen.

meqenëqë është i pranishëm në sasi të vogla dhe absorbohet me anë të tretjes, nikotina në çaj s’ konsiderohet të jetë në gjendje të prodhojë të njëjtat efekte të menjëhershme varësie si nikotina që thithet në mushkëri.

Çaji përmban nikotinë në nivele jashtëzakonisht të ulëta. Për më tepër absorbohet shumë ngadalë dhe s’ çlirohet plotësisht në çaj të lëngshëm. Kjo sasi e vogël e nikotinës s’ krijon varësi, shkruan Living.

Si i tillë, është krejtësisht e sigurt për të pirë çaj Me kusht që jeni duke kufizuar përdorimin e produkteve të nikotinës ose duke u përpjekur t’i lini ato krejtësisht. /Telegrafi/

The post Çaji është kurues dhe qetësues. Por a e dinit që përmban edhe nikotinë? appeared first on Telegrafi.

Postime të ngjashme