Mon. May 23rd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Çka është caktuar ?

Kuptimi i fjalës caktuar

Caktuar mb.

  1. Që është vendosur në mënyrë të prerë; që është në një masë ose sasi të prerë, që është caktuar me përpikëri qysh më parë. Me çmime të caktuara. Në orën (në kohën, në afatin) e caktuar. Në vendin e caktuar. Ditën e caktuar. Brenda afatit të caktuar.
  2. Që është vënë si detyrë për ta zgjidhur a si cak për ta arritur, që është caktuar si pikësynim. Detyrat e caktuara. Qëllime të caktuara.
  3. Që dihet, që është pranuar si i njohur e i dhënë dhe që merret parasysh; që njihet pak a shumë. Në kushte (në rrethana) të caktuara. Në një shkallë të caktuar. Në një epokë të caktuar. Luan një rol të caktuar.
  4. I përcaktuar, i vendosur. Mbaj një qëndrim të caktuar.
  5. gjuh. vjet. I shquar.